Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se janë të gatshëm të vaksinojnë punëtorët e arsimit nga Kosova.
Gjatë një interviste në ABC News Albania, Rama deklaroi se vaksinat të cilat ishin të destinuara për mjekët e Kosovës, tani do të mund të shfrytëzohen për të vaksinuar punonjësit e arsimit.
Rama theksoi se nuk do të komentojë refuzimin e marrjes së vaksinës nga institucionet e Kosovës, ndërkaq u shpreh se e respekton kryeministrin e Kosovës, cilido qoftë ai.
“Pastaj Albin Kurti më dërgoi mesazh se kishin marrë një sasi nga Covax dhe donin . Nuk ka lidhje me fushatën në Shqipëri kjo, e kam publikuar që jemi në kontakti dhe jemi gati që do të vaksinojmë mësuesit. Unë nuk e gjykoj fare, nuk dua të bëj polemika në çfarë konteksti është bërë. Ne jemi të gatshëm që të vaksinojmë mësuesit. E respektoj kryeministrin pavarësisht si e ka emrin dhe çfarë pozicioni ka, unë nuk futem në këtë mes për të bërë karshillëqe ose çfarëdo qoftë, mjafton që të mos shpifi siç ka bërë në të shkuarën një kryeministër atje më parë”, ka thënë Rama në ABC News Albania, transmeton Telegrafi.
Kryeministri i Shqipërisë, deklaroi se për disa herë me radhë i kishin thënë ish-kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe ish-ministrit Armend Zemaj që të dërgojnë mjekët për t’i vaksinuar, ndërkaq tha se ajo fillojë të bëhet pasi kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë iu lajmërua dhe i konfirmoi numrin e saktë të punonjësve shëndetësor.
“Unë i pata thënë shumë herë Avdullah Hotit, edhe Ogerta (Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë), i kishte thënë Ministrit të Shëndetësisë disa herë, ata na thonin, jo do vijnë nesër jo pas një jave, e unë ju thashë, po si të doni. Pastaj na u ofrua Federata e Sindikatave të Shëndetësisë na thanë që janë 11 mijë, dhe thamë në rregull t’i bëjmë ato”, theksoi Rama. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij