LAJMI I FUNDIT:

Rama flet për median italiane: Synojmë turizmin elitar, “low cost” nuk do të zgjasë shumë

Rama flet për median italiane: Synojmë turizmin elitar, “low cost” nuk do të zgjasë shumë

Turizmi me kosto të ulëta apo “low cost” siç njihet ndryshe për turistët e huaj që pushojnë në brigjet shqiptare nuk do të zgjasë edhe për shumë gjatë.

Shqipëria duhet të bëhet gati për turizmin elitar. Ky ishte vizioni që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau me gazetën italiane “La Stampa” në mesin e një sezoni turistik që për Shqipërinë po cilësohet ndër më të suksesshmit.

“Turizmi masiv nuk është i qëndrueshëm për mjedisin. Nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas katastrofa mjedisore. Ne duam turizëm të balancuar dhe gjithnjë e më të nivelit të lartë. Duhen tre apo katër vjet për të qenë gati për të parakaluar më të mëdhenjtë”, tha Rama për gazetën italiane.


Megjithatë turizmi, sipas kryeministrit Rama, ka përmbysur perceptimin e dikurshëm për shqiptarët si kriminelë, dhe sot numëron një numër të madh turistësh italianë dhe jo vetëm.

“Po, ne jemi pak si Italia e viteve 1950. Pas tridhjetë vjetësh kemi hequr stigmën e emigrantit dhe kaq. Por Shqipëria po përpiqet të mësojë nga gabimet tuaja”, tha Rama.

“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj. Por kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35 për qind të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Në fillim të mandatit tim aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350 mijë kalime në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, shtoi Rama.

Për këtë sezon turistik Shqipëria mendohet se do të kalojë shifrat e 10 milionë turistëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori