LAJMI I FUNDIT:

Rama: Brenda vitit hapet aksi Thumanë-Hani i Hotit, pjesë e Korridorit Blu

Rama: Brenda vitit hapet aksi Thumanë-Hani i Hotit, pjesë e Korridorit Blu

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se brenda këtij viti do të hapet për qarkullim aksi i rëndësishëm nevralgjik Thumanë-Hani i Hotit, për të cilin informoi edhe se thuajse 70 për qind e punimeve janë realizuar.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes dyditore të fillimvitit për prioritetet e 2024-ës, që u mbajt në Lezhë, Rama po ashtu informoi se tashmë ka një qartësi edhe për ecurinë e procesit për të filluar edhe ndërtimin e aksit Milot-Thumanë.

“Edhe ky aks është nevralgjik, pasi e dimë shumë mirë se sa shumë vështirësohet lëvizja sidomos përgjatë sezonit veror drejtuar jugut apo Tiranës”, u shpreh kryeministri.


Kryeministri shprehu besimin se do të procedohet para sezonit veror edhe me nënshkrimin e kontratave për aksin Kashar-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Lekaj.

“Përfundimi i këtyre akseve do të çojë në përfundimin e boshtit të Korridorit. Ndërkohë që po punohet për fazën e parë të procesit, konkretisht projektin për segmentin Milot-Muriqan”, deklaroi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori