Raketa që ndjek temperaturën: Demantohen turqit, helikopteri i tyre rrëzohet nga kurdët (Video)

Helikopteri luftarak i Turqisë, Cobra, është rrëzuar militantët kurdë në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Irakun.
Helikopteri ishte dërguar si mbështetje, gjatë luftimeve të forcave turke me kurdët. Por, rrëzohet nga raketa e prodhimit rus, Igla MANPAD, që ndjek temperaturën, transmeton Telegrafi.
Më parë turqit thanë se helikopteri u rrëzua për shkak të problemeve teknike, por e vërteta shihet në këtë video.
Të dy pilotët turq në helikopter kanë vdekur me këtë sulm, ndërsa ende nuk dihet se si i morën kurdët këto armë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
14/05/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































