LAJMI I FUNDIT:

Raketa e dyshuar ruse godet anijen turke të mallrave në bregdetin rumun

Raketa e dyshuar ruse godet anijen turke të mallrave në bregdetin rumun

Një raketë e dyshuar ruse goditi një anije mallrash të drejtuar nga Turqia për në Ukrainë, afërsisht 48 kilometra larg bregdetit rumun, kanë njoftuar autoritetet e Kievit dhe Bukureshtit.

Zyrtarët ukrainas thanë në një deklaratë se raketa ishte lëshuar nga një bombardues strategjik rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se nuk kishte viktima në incident, ndërsa fotografitë e ofruara nga zyra e tij tregojnë dëme të konsiderueshme në disa pjesë të anijes.


Bëhet e ditur se sulmi ndodhi jashtë ujërave kombëtare, por brenda zonës ekskluzive ekonomike detare të Rumanisë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ministri i Mbrojtjes i Rumanisë, Angel Tilvar, iu përgjigj ngjarjes duke thënë se Deti i Zi “nuk është më një hapësirë ​​bashkëpunimi – por një teatër lufte”.

“Rumania dënon fuqishëm agresionin e paprovokuar dhe të paligjshëm rus kundër popullit ukrainas, veçanërisht sulmet ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës ukrainase”, tha ai.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë gjithashtu dënoi sulmin, duke e quajtur atë “një përshkallëzim të paprecedentë” të luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Synimi i qëllimshëm i një anijeje mallrash përbën një shkelje serioze të ligjit ndërkombëtar humanitar që rregullon zhvillimin e luftës në det”, tha departamenti në një deklaratë për shtyp.

Edhe ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, Bridget A. Brink dënoi sulmin dhe e quajti atë “një përshkallëzim dhe një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar që kërcënon sigurinë globale të ushqimit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

Serbia

"Mos u shqetësoni shumë për Putinin, se do të përfundoni si Evropa", Trump u drejtohet amerikanëve

Botë
Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Zelensky i gatshëm për “shkëmbim”, thotë se do të heqë dorë nga posti në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Evropa
Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Zelensky: Marrëdhëniet me SHBA-në do t'i shpëtojë por nuk do t'i lëshojë Rusisë asnjë territor

Botë
Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi

Edhe pse Trump pretendon se Zelensky nuk e falënderoi "mjaftueshëm" SHBA-në, faktet flasin ndryshe

Evropa
Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës

Botë
Kalo në kategori