LAJMI I FUNDIT:

Raikkonen shtyn festën e Hamilton, Vettel gabon sërish

Raikkonen shtyn festën e Hamilton, Vettel gabon sërish
Lewis Hamilton (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Lewis Hamilton ka dështuar të shpallet kampion i Formula 1 për të pestën herë në karrierë, pasi zuri vendin e tretë në garën për Çmimin e Madh të SHBA-ve.

Mercedesi e lëshoi fitoren nga dora për shkak të vonesës në ‘pit stopin’ e dytë, ashtu që Kimi Raikkonen i Ferrarit siguroi triumfin e parë në një garë pas më shumë se pesë vitesh.

Kimi Raikkonen kthehet te fitorja pas një kohe të gjatë (Foto: Mark Thompson/Getty Images/Guliver)

Shoku i skuadrës së Raikkonenit dhe rivali për titulli Hamiltonit, Sebastian Vettel, dukej se ishte dorëzuar në garën për titull, teksa në këtë garë po konkurronte me Daniel Ricciardon e Red Bullit.


Para Hamiltonit doli edhe Max Verstappen, prandaj britaniku duhet të presë deri në garën për Çmimin e Madh të Meksikës në fundjavën e ardhshme, ku do ta ketë shansin tjetër për t’u shpallur kampion.

Vonesa për hyrje ‘pit stopin’ e dytë shtyu festën e Hamilton (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)
Lajmet për FORMULA 1
Lexo po ashtu Lajmet për FORMULA 1

Pas garës në Austin të Teksasit, piloti i Mercedesit është 70 pikë përpara Vettelit të Ferrarit, ndërsa në tri garat e mbetura janë në dispozicion 75 pikë.

Për pilotin e Ferrarit ishte një gabim i radhës, pasi ka mundur ta ngushtojë shumë diferencën me liderin e kampionatit dhe të shpresojë vërtet për titull në garat e mbetura.

Çfarë do të ndodhë në garën e ardhshme

Lewis Hamilton ka nevojë për pesë pikë që të shpallet kampion (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Gara për Çmimin e madh të Meksikës zhvillohet në fundjavën që vjen. Hamilton duhet t’i fitojë vetëm pesë pikë për t’u shpallur kampion. /Telegrafi/

Renditja në garën e SHBA-ve (Foto: Formula 1)

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori