LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci thyen Besën, shpallet kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci thyen Besën, shpallet kampion i Kosovës në hendboll

Rahoveci futet në histori, është kampion i ri i Kosovës në hendboll në konkurrencën e meshkujve, duke mposhtur Besa Famgasin me rezultat 29:24 (21:11), në finalen e dytë të play-off-it të Superligës së Kosovës.

Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka shkëlqyen duke dëshmuar se me meritë e përfunduan në vendin e parë në kampionatin e rregull e me meritë janë kampion për herë të parë në histori të ekzistimit të këtij klubi.

Pjesa e parë ishte e qartë se Rahoveci nuk ndalet kur shkoi në pushim me 10 gola epërsi (11:21).


Në pjesën e dytë Rahoveci ishte shumë më komod, me një epërsi të thellë dhe nuk e kishte në asnjë rrethanë presionin nga vendasit.

Rahoveci në fund shënoi fitore me rezultat 29:24 ndaj Besës, duke e mbyllur serinë finale me rezultat 2-0.

Besa pas një dekade, pas 10 titujve rresht, mbetet pa titullin e kampionit.

Rahoveci ka filluar festën, pasi shijon titullin e parë në histori të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

Ka vetëm një mënyrë se si Bellingham mund t’i shpëtojë dënimit pas kartonit të kuq

La Liga
Kim Jong Un ua ndalon tifozëve t’i shikojnë tri skuadra angleze për një arsye të veçantë

Kim Jong Un ua ndalon tifozëve t’i shikojnë tri skuadra angleze për një arsye të veçantë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori