LAJMI I FUNDIT:

Rael Whitsitt, MVP e xhiros së tetë në Superligën e Femrave

Rael Whitsitt, MVP e xhiros së tetë në Superligën e Femrave
(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e tetë në Superligën e Femrave ka dhuruar derbin mes Penzës dhe Bashkimit, ku fitoi skuadra pejane me rezultat 77-68.

Basketbollistja më e dalluar ishte Rael Whitsitt. Ajo ndaj Bashkimit kishte 31 pikë, 18 kërcime, gjashtë asistime, shtatë topa të vjedhur dhe dy bllokada, duke u zgjedhur MVP e ndeshjes dhe e javës së tetë. Kjo nuk është hera e parë për basketbollisten e Penzës që shpallet më e mira e javës, duke qenë njëra nga basketbollistet më të dalluara në elitën e femrave.

Të Bashkimi u dallua Christina Ellis me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.


Fitore të thellë realizoi Trepça ndaj Kastriotit 27-110. Shifra të jashtëzakonshme kishte Ta’sharra Jeffries me 55 pikë, nëntë kërcime, katër asistime dhe 15 topa të vjedhur.

Atë e ndihmoi Alma Muzliukaj me 31 pikë, 12 kërcime, një asistim.

Prishtina mundi Vëllaznimin 108-53, ku u dallua Aisia Robertson me 25 pikë, katër kërcime dhe tetë asistime.

(Foto: basketbolli.com)

Top 5

Rael Whitsitt (Penza) 31 pikë, 18 kërcime, 6 asistime

Christina Ellis (Bashkimi) 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

Ta’sharra Jeffries (Trepça) 55 pikë, 9 kërcime, 4 asistime

Alma Muzliukaj (Trepça) 31 pikë, 12 kërcime, 1 asistim

Aisia Robertson (Prishtina) 25 pikë, 4 kërcime, 8 asistime


Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Kalo në kategori