Radio Dukagjini ka nisur një program të ri, i cili prezanton artistë të njohur që luajnë muzikë etnike nga vendet e tyre të origjinës.

“NOMADIC”, nga artisti i njohur Petrit Çarkaxhiu, është një udhëtim eksplorues imagjinar nëpër lokacione historike dhe mrekulli natyrore.


Përmes “World Music”, që është një përzgjedhje e veçantë e Radio Dukagjinit, prezantohen emra të njohur nga e gjithë bota, të cilët interpretojnë muzikë etnike nga vendet e origjinës, në kombinim me elemente të muzikës bashkëkohore.

Në “NOMADIC” mund të gjeni artistë që në mënyrën më unike, prezantojnë kulturën e vendit të tyre.

Një pjesë tjetër e emisionit sjell bllokun kushtuar “vendeve më të mrekullueshme të globit”, ku bëheni pjesë e një udhëtimi eksplorues imagjinar nëpër qytete, lokacione historike dhe mrekulli natyrore.

Me këtë program, Radio Dukagjini sjell për dëgjuesit jo vetëm muzikën botërore, por edhe historitë dhe kulturat që qëndrojnë pas saj. “NOMADIC”, çdo të diel nga ora 12:00 deri në 14:00 në Radio Dukagjini. /Telegrafi/