LAJMI I FUNDIT:

Radio Dukagjini ndan çmimin “Artistja e Vitit” për këngëtaren Dafina Zeqiri

Radio Dukagjini ndan çmimin “Artistja e Vitit” për këngëtaren Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri mori çmimin “Artistja e Vitit 2023” nga Radio Dukagjini. Ky çmim iu nda mbrëmjen e 18 shtatorit nga ish-presidentja e vendit Atifete Jahjaga në koncertin festive të 24 vjetorit të themelimit të “Radio Dukagjinit”.

Këngëtarja Dafina Zeqiri u shpreh falënderuese ndaj Radio Dukagjinit për përkrahjen e vazhdueshme. Tha se ndihet e vlerësuar nga dëgjuesit që i kërkojnë këngët e saj përmes radios.

“Tash e 16 vite kam ardhur në Kosovë, për ta bërë ëndrrën time realitet. Ndihem e vlerësuar nga gjithë ata dëgjues që i kërkojnë këngët e mija”, tha ajo.


Mes tjerash “Radio Dukagjini” ndau mirënjohje edhe për artistët: Korin Siparantum, Shkelzen Doli, Shpat Deda, Vesa Luma, Rona Nishliu, Yllka Kuqi, Loreta Kaçka, Sinan Vllasaliu dhe Afrim Muçiqi.

Përveç artistëve “Radio Dukagjini” ndau mirënjohje për bashkëpunimin e mirëfilltë për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.  Po ashtu, mirënjohje për bashkëpunimin Radio Dukagjini ndau edhe për portalin “Telegrafi” dhe “Gjirafa”.

Radio Dukagjini ndau çmimet post mortum për artisten, Nexhmije Pagarusha, Muharrem Qena dhe Ismet Peja.

Drejtoresha e Radio Dukagjinit, Edita Doli në fjalën e saj përmbyllëse falënderojë të gjithë bashkëpunëtorët, ambasadat e institucionet për bashkëpunimin e vazhdueshme në këtë rrugëtim. Ajo tha se Radio Dukagjini do të vazhdojë të mbetet radio numër një duke paralajmëruar shumë projekte të reja.  Falënderime më të veçanta ndau për stafin për të cilët siç tha janë “Zanat më të mirë” gjithandej vendit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Kalo në kategori