Paris Saint-Germain është duke shijuar një rekord shitjesh së fanellave dhe kjo falë Lionel Messit.

Ylli argjentinas e kompletoi kalimin te PSG të martën mbrëma, e që u largua pas 21 vitesh nga Barcelona.


Lojtari 34-vjeçar nënshkroi kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, derisa do fitojë 35 milionë euro në sezon.

Tifozët e klubit parisien janë të entuziazmuar me transferimin e ri, e që janë duke tentuar që të marrin sa më shpejtë fanellën e tij.

Presidenti Nasser Al-Khelaifi bëri ditur se ata presin që të thyejnë rekord me shitjen e fanellave të Messit, duke shtuar edhe të ardhurat e tyre.

Tashmë janë parë radhë të gjata të tifozëve që presin ta marrin fanellën me emrin e argjentinasit dhe me numrin 30 në shpinë mbi të. /Telegrafi/

E8gHH1SX0Ac8tD8 scaled

E8gHH1fXIAIfeYF scaled

telegrafi sport app