LAJMI I FUNDIT:

Radev: Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë

Radev: Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë

Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim të vitit 2017, si dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV). Kështu thuhet në qëndrimin e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e përfundimit të fushatës zgjedhore në Maqedoninë e Veriut dhe ceremonisë së inaugurimit të presidentes së re të vendit, Gordana Siljanovska-Davkova.

Bashkimi Evropian i kujton Siljanovskës se marrëveshjet aktuale duhet të respektohen
Lexo po ashtu Bashkimi Evropian i kujton Siljanovskës se marrëveshjet aktuale duhet të respektohen

“Bullgaria vazhdimisht dhe qartë e ka shprehur qëndrimin e saj se marrëveshjet duhet të përmbushen”, theksoi Radev.

Ai përkujtoi se Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-s, nga e cila burojnë detyrat dhe përgjegjësitë përkatëse.


“Jam i bindur se perspektiva evropiane e RMV-së varet nga përmbushja e rreptë e marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat është palë, si dhe nga ato të miratuara nga Këshilli Evropian në korrik 2022. Korniza e negociatave me BE-në, si informacion për institucionet përgjegjëse në RMV, nuk do të rishikohet”, thonë nga shërbimet e shtypit të presidentit bullgar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori