LAJMI I FUNDIT:

RACIZËM

RACIZËM

Poezi nga: Oodgeroo Noonuccal
Përktheu: Maksim Rakipaj

Të përndjekur në udhët e jetës
Mendjet e shqetësuara të zezakëve
Klithin për shpëtim
Prej racistëve të bardhë
Të mykur që mbajnë lidhur
pavarësinë e zezakëve.


Hani sytë! Racistë të bardhë!
Edhe të zijtë mund të jenë racistë.
Sikur një luftë të shpërthejë
Racistët vdekjen do të gjejnë.

Ngjyra e lëkurës, dhuratë e natyrës
Për njerëzimin
Tani është kocka për të cilën grinden
Dhe urrejtja bardhë e zi
qëndron mbi kufomën e kalbëzuar
Të atij që dikur ishte njeri.