Nëse i preferoni shijet meksikane – kjo sallatë është sikur e krijuar vetëm për ju! Përbërësit:- 1 konservë fasule,- 2 domate të freskëta,- 1 spec i gjelbër,- 2 qepë të reja,- 1 avokado,- mjaft majdanoz të freskët,- spec djegës,- vaj ulliri,- lëng nga ½ e një limoni të vogël,- kripë,- piper.Përgatitja:

Në enë për sallatë qitni fasulen, ndërkaq të gjithë përbërësit të cilat i shtoni pritni në madhësi të kokrrave të fasules apo diç më të mëdha.


Vetëm speci djegës pritet shumë imët. Qitni kripë, piper, vaj ulliri dhe lëngun e limonit.

Të gjitha përzieni mirë dhe lini pak që të përhapen shijet dhe pastaj shërbeni me tortila.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.