Në fund të ndeshjes miqësore ndaj Tottenhamit, Adrien Rabiot foli në zonën për media.
Ai iu përgjigj disa pyetjeve të Corriere Dello Sport, sidomos për ndryshimin mes Juventusit dhe PSG-së.
“Është e hershme për të bërë krahasime midis futbollit italian dhe francez. Mund të them se këtu është shumë më e vështirë se sa në Francë, por mënyra sesi punojmë këtu është shumë më ndryshme”.
“Kurrë nuk kam thënë se PSG nuk është një klub historik”.
“PSG mbetet PSG, por është pjesë e së kaluarës sime. Tani, unë jam një lojtar i Juventusit dhe duhet të mendoj për të ardhmen time këtu”, ka thënë Rabiot.
Ai luajti gjymsë pjesë me Juventusin ndaj Tottenham, ku paraqitje e tij u konsideruar pozitive. /Telegrafi/