LAJMI I FUNDIT:

Qyteti i Shkupit do të jetë nikoqir i projektit evropian “ROK”

Qyteti i Shkupit do të jetë nikoqir i projektit evropian “ROK”

Qyteti i Shkupit nga sot do të jetë nikoqir i kuvendit të dytë të përgjithshëm i projektit evropian Rigjenerimi dhe optimizmi i kulturës “ROK”, në të cilën do të marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit e kyçur në këtë projekt ndërkombëtar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, projekti është fokusuar në qendrat historike të qyteteve të cilat do t’i shfrytëzojnë si “terrene laboratorike” të trashëgimisë kulturore dhe të tregoj si kjo mund të jetë unik dhe një motor i fuqishëm i rivendosjes, zhvillim të qëndrueshëm dhe zhvillim ekonomik për të gjithë qytetin. Në kuadër të projektit aktivitete iniciues për rigjenerimin e trashëgimisë kulturore do të marrin pjesë shtatë qytete të zgjedhura: Athina, Kluzh-Napoka, Eindhoven, Luverpol, Lion, Torino dhe Vilinus. Praktikat e mira nga këto qytete do të replikohen dhe do të jenë të testuar në tri qytete “replikatore”: Bolobnja, Lisbonë dhe Shkup. /Telegrafi/