Qyteti i Shkupit: Policia t’i largojë autobusët privat nga rruga, shkaktojnë kaos

Edhe përkundër kësaj sekretari i Këshillit të Qytetit të Shkupit Zoran Glligorov nuk deshi tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
“Përse ikni prej mediave? Ju faleminderit”
Glligorov bllokadën e protestuesve e quajti si politike ndërsa i bëri thirrje MPB-së që t’i tërheq bllokadat e protestuesve pasi kjo shkakton ngecje në punë NPQ-së.
“Ka transportues privat të cilët janë të interesuar për të punuar në mënyrë të ndershme dhe këta persona mund të aplikojnë për të vozitur autobusë. Këto bllokada të transportuesve janë politike dhe MPB duhet të ndërrmer masa pasi që qytetarët janë ata të cilët nuk mund të funksionojnë dhe është krijuar një kaos” – tha Zoran Glligorov, sekretari i këshillit të qytetit të Shkupit.
E jashtë objektit ishin transportuesit privat të cilët thonë se asnjëri prej tyre nuk ka aplikuar në konkursin e Qytetit të Shkupit.
“Unë kërkoj falje që u mashtrova nga Danella Arsovska. Të gjithë kemi qenë të mashtruar. Asnjëri prej transportuesve nuk ka aplikuar në konkursin e Qytetit të Shkupit pasi aplikimi i tillë do të duhet të votohet edhe nga Këshilli i Qytetit”, tha Lenin Jovanovski, drejtor i shoqatës ”Slloboda Prevoz”
Kanë reaguar nga OBRM-PDUKM dhe LSDM të cilët fajin ia hedhin njëri tjetrit.
“Edhe pas 48 orësh nuk ka përgjigje nga kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, për pyetjet e bëra. As nuk ka një përgjigje për kaosin. Kaosi është i qëllimshëm, prandaj Arsovska nuk përgjigjet. A kanë arritur tashmë në Maqedoni autobusët e një kompanie afër Sofjes, për të zënë vendin e transportuesve privat në Shkup, e kjo si rezultat i këmbënguljes së Kovaçevskit për takimin e fshehtë me Arsovskën?” – tha Naum Stoilkovski, OBRM-PDUKM.
”Kaosi në Shkup dhe bllokada që po i ndodh qytetit është e drejtuar politikisht dhe logjistikisht nga Hristijan Mickoski. Në njërën anë të bllokadës është partneri i Mickoskit – Lenini, dhe në anën tjetër kryetarja e tij Arsovska. Për shkak të interesave të biznesit dhe grindjeve për tenderë, banorët e Shkupit po vuajnë prej ditësh” – tha Vasko Kiçevski, LSDM.
Protestat e transportuesve privat vazhdojnë edhe sot. Shumë qytetarë ecin në këmbë apo me biçikletë për të arritur der në vendet e punës. /KlanM/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë