Pranë New Orleans, në zonën e Shën John Baptist, ka rreth 45.000 njerëz, të gjithë kanë të njëjtin problem – rrezikun nga kanceri për shkak të ndotjes së ajrit.
Ky komunitet, kryesisht afro-amerikan, ndodhet në lokacionin “Lugina e Kancerit”, siç quhet për shkak të ndotjes nga një përqendrim i madh i fabrikave kimike.Banorët e Reservea diagnostikohen me kancer me norma “jashtëzakonisht të larta”. Studiuesit zbuluan se 10.5 për qind e atyre që u vëzhguan në zonën ngjitur me fabrikën, u diagnostikuan me kancer. Popullsia tipike amerikane, e përbërë nga e njëjta përbërje racore, gjinore dhe moshe si të anketuar, do të ketë një normë mesatare të diagnozës prej 7 për qind, raporton The Guardian.
“Gjetjet janë shqetësuese dhe theksojnë nevojën për të studiuar shëndetin e njerëzve që jetojnë në Luginën e Kancerit shumë më tepër”, tha studiuesi kryesor Ruhan Nagra. Për ata që janë në afërsi të fabrikës, rreziku është 12.4 për qind, transmeton KosovaPress.
“Kjo konfirmon dyshimet e vendasve se kjo fabrikë ka qenë një shkak kryesor i helmimit të komunitetit tonë,” tha Robert Taylor, një banor lokal që ka luftuar ndotjen që nga viti 2014. “Sa më afër fabrikës, aq më të sëmurë jeni”, thotë ai.
Një studim i UNHR-it mbështetej në përgjigjet e një studimi shëndetësor të më shumë se 500 familjeve brenda 2.5 km të një fabrike, të kryer në mars 2018. Analiza krahasoi gjetjet e botës reale me një simulim kompjuterik të një demografie të së njëjtës racë, gjini dhe moshë.
Përveç tumoreve, raporti vuri në dukje edhe simptoma të tjera që lidhen me ekspozimin e kloroprenit, duke përfshirë: dhimbje në gjoks, rrahje të shpejtë të zemrës, vështirësi në frymëmarrje, etj. Pasi që nuk ka të dhëna të nivelit kombëtar se sa shpesh njerëzit kanë shumicën e këtyre simptomave, studiuesit krahasuan rezultatet e banorëve më të afërt me fabrikën, dhe ata që jetojnë pak më tej.
Për banorët si Lydia Gerrard, e cila ka kohë që lufton me acarimin e lëkurës dhe skuqjen e saj, studimi është një dëshmi për atë që ajo dyshon me dekada – ekspozimi ndaj kloroprenit ndërsa jetonte në Reservea. Burri i saj vdiq nga kanceri i veshkave më 2018, dhe intervista me studiuesit e këtij studimi ishte një nga gjërat e fundit që bëri para se të vdiste.
“Unë jam më se i sigurt se ka mundësi që vjen prej andej,” u tha ai hetuesve, duke iu referuar lidhjes midis kancerit dhe fabrikës. “Ky është një kancer që ka të bëjë me kloroprenin”, shtoi ai. Ka gati 50 kimikate toksike në ajër, duke përfshirë kancerogjenë të njohur si benzen, 1,3 butaden dhe formaldehid. Por sipas Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit së SHBA-së, dy problemet më të mëdha janë kloropreni dhe oksidi i etilenit.
Kloropreni vjen nga uzina e Pontchartrain Works afër qytetit LaPlace. Fabrika u ndërtua nga ndërmarrja kimike DuPont dhe iu shit kompanisë japoneze Denka në 2015. Fabrika ka rrezikun më të lartë nga kanceri nga ndotja e ajrit nga çdo fabrikë tjetër në SHBA. Në zonën më të afërt me fabrikën, banorët janë të rrezikuar nga kanceri 50 herë më shumë se mesatarja kombëtare, kryesisht për shkak të kloroprenit, nivelet e të cilit në zonë janë monitoruar nga agjencia që nga viti 2016.
Kloropeni është një përbërës kryesor në prodhimin e gomës sintetike të zhvilluar nga DuPont në 1931. Përdoret në produkte të ndryshme sikurse janë izolimi elektrik, rripat, kostumet e zhytjes etj. Nga viti 1948 deri në 2008, shumica e prodhimit të tyre vinin nga një fabrikë në Louisville, Kentucky. Pasi u mbyll në vitin 2008 nga frika e ndotjes, qyteti miratoi programin e “uljes së ndotjes së ajrit”. Dhe kështu fabrika në zonën e Shën John Baptist u bë prodhuesi i vetëm në SHBA.
Përveç kancerit, studimet kanë zbuluar se ekspozimi ndaj kloroprenit mund të shkaktojë acarim të lëkurës, mushkërive dhe syve, dhimbje në gjoks, rrahje të shpejtë dhe të parregullt të zemrës, marramendje, pagjumësi, dhimbje koke, lodhje, si dhe ndryshime në sistemin nervor dhe kardiovaskular.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze