Janko Ilkovsk, moderatori i emisionit ''Jadi Burek'' shumë herë ka qenë vitkimë e talljeve që qytetarët ia bëjnë nëpërmjet linjës telefonike. Këtë herë Ilkovski ka qenë viktimë e një qytetareje që ''është interesuar'' se sa para merr ky moderator që në emisionet e tij flet me fjalë miradie për ish-kryeministrin dhe kryetarin e OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, transmeton Telegrafi.

''Përshëndetje Janko, dua të të pyes se sa para ju jep Gruevski që çdo natë e lavdëroni dhe e ngrisni në qiell?''


Në këtë pyetje moderatori Ilkovski u përgjigj ''Shumë para më jep, kaq para më jep për të blerë Citroën 5 të ri prej 38 mijë euro. Tash kur do të dal prej emisioni ejani të shihni se si më pret njeriu i tij me një qese me para. Sigurisht më jep më shumë para se qiraja që paguan Radmilla Sheqerinska.'' tha mes tjerash Janko Ilkovski, i njohur si Janko Burek./Telegrafi/