Qytetari Leo S. Berisha, që banon i vetëm në Prishtinë, ka treguar tavolinën e ushqimit në banesën e tij, ku janë të ekspozuara vetëm produktet vendore.
Berisha, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në banesën e tij përgatit ushqim vetëm me produkte vendore dhe se ato janë shumë cilësore.
“Jam i gatshëm gjithë jetën t’i konsumoj këto produkte vendore, të cilat janë shumë cilësore dhe të shijshme, e t’mos përdorë asnji produkt me prejardhje nga Serbia.
Madje, pronarët e këtyre produkteve janë ndër njerëzit më të ndershëm dhe humanista që unë i njohë, duke i blerë këto produkte i ndihmojmë prodhimit vendor, dhe njëkohësisht edhe shumë vëllezërve tanë në nevojë”, ka shkruar Berisha.
Postimi i tij i plotë:
“Po du, me nda diçka me juve!
Ka kohë që jam tu banu i vetëm në Prishtinë, dhe kur banon veten duhesh me ba zgjidhje më të shpejta, më të lehta, pse jo edhe më të lira për ushqim.
Besomni ose jo, një vakt në ditë i imi përbëhet nga këto super produkte vendore.
Një pashtet pikante Meka, djathë Sharri, perime nga krusha (domate, specë, tranguj), një gotë qumësht vita ose një gotë Relax & Golden Eagle, apo ujë Rugove, janë specialiteti im i preferuar!
Ta kënaqë loçkën e zemrës, qysh thotë artisti ynë, Sabri Fejzullahu!
Përdorë edhe produkte të tjera vendore, si: Kos Abi, sugjuk dinamika, si dhe ajran drena, etj. Por sot në truezën time ishin këto produkte si në fotografi.
Të dashur miq,
Çka po du me thanë përmes këtij postimi, besoj e kuptoni të gjithë, bleni produkte vendore, sepse vetëm në këtë mënyrë ndihmojmë dhe forcojmë shtetin tonë, të cilin e bëm me shumë mund, sakrifica dhe vështirësi.
Më mallkoftë gjaku i dëshmorëve dhe i 1432 fëmijëve të vrarë nga serbët, nëse i përdorë me vetëdije produktet serbe.
Jam i gatshëm gjithë jetën t’i konsumoj këto produkte vendore, të cilat janë shumë cilësore dhe të shijshme, e t’mos përdorë asnji produkt me prejardhje nga Serbia.
Madje, pronarët e këtyre produkteve janë ndër njerëzit më të ndershëm dhe humanista që unë i njohë, duke i blerë këto produkte i ndihmojmë prodhimit vendor, dhe njëkohësisht edhe shumë vëllezërve tanë në nevoj.
Ne jemi ata, që e ndërtojmë, ndihmojmë dhe e forcojmë shtetin tonë”, ka shkruar Berisha. /Telegrafi/