Bazuar në statistikat zyrtare, qytetarët e Kosovës më shumë shpenzojnë sesa që fitojnë. Pagat, sipas këtyre të dhënave, atyre nuk u sigurojnë që të mbulojnë shpenzimet e nevojshme për një jetë normale.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për vitin 2016, tregojnë se konsumi për ekonomi familjare gjatë vitit të kaluar, ka qenë 7.539 euro, kurse për kokë banori 1460 euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve janë shpenzuar për ushqim dhe banim.
Kurse shporta mujore e një qytetari në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, llogaritet të jetë 115 euro.
Në anën tjetër, paga mesatare në sektorin publik është 400 euro në muaj, apo 4800 euro në vit, kurse në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro, rrjedhimisht 4188 euro në vit.
Ky trend, me dekada është duke përcjellë shoqërinë e Kosovës, ku më tepër kanë shpenzime sesa të ardhura, thonë edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, e konsideron shqetësuese këtë fakt, por edhe kërkesë për përmirësim të ambientit ekonomik në Kosovë.
“Ne jetojmë në Kosovë me një standard të ulët, kurse importojmë produkte me standarde të larta dhe këto standarde të larta janë kryesisht nga importi i Bashkimit Evropian”.
“Në Kosovë nuk ka më shumë se 10 për qind të qytetarëve që kanë standard të mesëm dhe të lartë. Dhe, kjo tregon se na nevojitet ndryshim i politikave ekonomike”, thotë Shahini.
Mospërputhja e madhe në mes vlerës se konsumit të ekonomive familjare dhe pagës mesatare në vend, mbulohet nga remitencat dhe ekonomia joformale, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Naim Gashi thotë se standardi jetësor nuk mund të llogaritet vetëm në bazë të pagave që marrin qytetarët e Kosovës.
“Pasi që kësaj duhet t’ia shtojmë edhe të ardhurat që vijnë nga diaspora, njëkohësisht kësaj duhet t’ia shtojmë edhe të ardhurat që vijnë nga ekonomia joligjore, sidomos në sektorin e bujqësisë dhe ndërtimtarisë, ku joformaliteti është në nivel të lartë”, tha Gashi për Radion Evropa e Lirë.
Në raportin e ASK-së, po ashtu thuhet se rrogat nga sektori privat dhe publik kanë qenë burimi më i rëndësishëm i të hyrave në Kosovë për rreth 50 për qind të ekonomive familjare.
Kurse burime tjera të rëndësishme janë pensionet, bizneset e ekonomive familjare dhe remitencat, ku 8 për qind e qytetarëve në Kosovë, këto të hyra i kanë burim kryesor.
Naim Gashi, ndërkaq thotë se duke marrë parasysh që shumica e mallrave në Kosovë importohen nga vendet e rajonit dhe Bashkimi Evropian, çmimet e produkteve në Kosovë janë të larta.
“Një fakt për këtë duhet të marrim se mbi 45 për qind e mallrave vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Do të thotë se Kosova gjysmën e çmimeve i ka të harmonizuara më Bashkimin Evropian, madje janë më të shtrenjta për arsye se ne si konsumator paguajmë taksën e transportit dhe taksën doganore për disa produkte, kurse për produktet luksoze edhe akcizën,” thotë Gashi.
Në anën tjetër, qytetarët ankohen se çmimet janë shumë të shtrenjta, krahasuar më pagat në sektorin publik dhe privat.
Musa Aliu, rreth të 60-tave, punon në sektorin publik. Ai tregon se asnjëherë pagën nuk mund të kursejë deri në fund të muajit.
“Çmimet janë shumë të larta. As 15 ditë nuk mjafton paga që marr. Nuk di si ia dal. Pagat janë shumë të ulëta”, thotë Aliu.
Ndryshe, në raport thuhet se pak më shumë se gjysma e ekonomive familjare në Kosovë gjatë vitit të kaluar kanë deklaruar se nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një shpenzim të papritur prej 500 eurosh përmes burimeve vetanake.
Kurse, 70 për qind të ekonomive familjare nuk kanë qenë në gjendje të përballojnë një pushim vjetor njëjavorë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama