Qytetarët flasin rreth kishës ortodokse brenda oborrit të UP-së (Video)

Shumë qytetarë të Prishtinës mohojnë funksionalizimin e kishës ortodokse e cila gjendet brenda Universitetit të Prishtinës, duke thënë se ai objekt është i imponuar dhe është ndërtuar në masa të dhunshme nga regjimi serb.
Disa prej tyre janë shprehur se ai objekt i cili ndodhet në oborrin e Universitetit të Prishtinës, duhet të largohet nga ai vend sa më shpejt që është e mundur.
Në një prononcim për “ Zeri.info”, ata thonë se ai objekt nuk është kishë por një objekt i cili është nisur të bëhet kishë.
Ndërkohë disa të tjerë mbështesin idenë që ajo Kishë të konservohet dhe të shndërrohet në muze si një fakt i pamohueshëm i represionit serbë në Kosovë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































