LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e përjetojnë rëndë rrahjen e të moshuarës në Pejë: “Kam qarë kur e kam parë videon…, e kam menduar nënën time”

Gjatë së mërkurës artistja Kaltrinë Zeneli ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ku shihet se si një infermiere në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë sulmon fizikisht një grua të moshuar.

Ngjarja, ku u përdor dhuna fizike ndaj të moshuarës, nxiti shumë reagime të shumta, kurse ndaj infermiereve të implikuara në rast (katër sosh) u ndërmorën veprime si nga institucioni ku ato punonin, duke i suspenduar nga puna. Ndërsa, Policia e Kosovës ka arrestuar tri prej tyre.

Pas pamjeve të dhunës mbi të, familja ka tërhequr të moshuarën nga Qendra për të Moshuar “Orenda” në Pejë.


Të shqetësuar me ngjarjen u shprehen edhe qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se e kanë përjetuar shumë rëndë, atë kanë parë në video.

Qytetarja Emine Bajrami – Muhadri, tha për Telegrafin se asnjë herë në jetën e saj nuk kishte parë një rast të tillë.

“Rasti i djeshëm ka qenë i tmerrshëm, asnjëherë në jetën time nuk kam parë kësi lloj rasti. E kam menduar nënën time në vendin e plakës shumë e tmerrshme. E kam përjetuar shumë rëndë”, u shpreh ajo.

Emine Bajrami – Muhadri – Qytetare

Ndërsa, Gani Gjigolli, thotë se qytetarët janë lodhur  rastet e dhunës në Kosovë.

“Jemi lodh me këto raste të papranueshme, ishte i tmerrshëm rasti. Shpresoj që të mos përsëriten këto raste më në Kosovë. Nuk e meriton një sjellje të tillë asnjë i moshuar. Nuk e kisha menduar asnjëherë që një motër humaniste me profesion sillet aq keq ndaj një plake të gjorë”, tha ajo.

Gani Gjigolli – qytetar

Të papranueshme dhe të tmerrshme e cilëson sjelljen e infermieres ndaj të moshuarës qytetarja Nifa Kaliqi.

“E pa pranueshme ajo sjellje ndaj një plake të sëmurë dhe në atë gjendje. Tmerr. Kam qarë kur e kam parë sepse e kam menduar nënën time mbrëmë në atë gjendje”, tha ajo.

Nifa Kaliqi- Qytetare

Alban Nuredini tha se para se gjithash ajo plakë ishte nëna e një dëshmori të rënë për lirinë e Kosovës.

“Pavarësisht të gjithave është një plakë e sëmurë që ka nevojë për kujdes. Pos kësaj është edhe nëna e një dëshmori, falë gjakut të së cilit ne punojmë sot. Nuk janë femrat shqiptare ashtu”, theksoi Nuredini.

Oda e Infermierëve të Kosovës, gjatë ditës së enjte, ka bërë të ditur se ua ka tërhequr licencën infermieres që e rrahu të moshuarën Aurona Pelaj, si dhe tri infermierëve të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori