LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim tek ASHMAA dhe AKE

Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë besim tek ASHMAA dhe AKE

Besimi i ulët shqetësues i qytetarëve në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale (ASHMAA) dhe Agjencinë për komunikime elektronike (AKE). Perceptimi i qytetarëve për pavarësinë e tyre shënon trend dyfish në rënie, përkatësisht diçka më pak se 20 për qind e qytetarëve besojnë se dy agjencitë janë të pavarura nga qendrat e fuqisë politike dhe të biznesit.

Këtë sot e theksoi Gordan Llazarov nga Qendra – Eurothink për strategji evropiane në prezantimin e sotëm në Shkup nga rezultatet e hulumtimit të mendimit publik lidhur me AKE-në dhe ASHAAM, si dhe për kënaqësinë e qytetarëve nga shërbimet dhe çmimet e telefonisë mobile.

Llazarov theksoi se perceptimi i qytetarëve për transparencën dhe profesionalizmin tek ASHAAM shënon rritje të vogël, që i përket Agjencisë për komunikime elektronike, atje stagnojnë, por besimi tek dy agjencitë shënon trend shqetësues, pothuajse dyfish në rënie.

Sipas rezultateve, shumica e qytetarëve, edhe ata që i njohin agjencitë nuk janë mjaftueshëm të njohur me kompetencat e veta, çka në të vërtetë punojnë këto agjenci apo cili është roli i këtyre dy trupave rregullatorë. Mbi 60 për qind e qytetarëve konsiderojnë se në funksionet udhëheqëse të të dy agjencive vendosen vetëm personalitete të cilat janë të afërta me ndonjë parti politike.

“Në pyetjen nëse kanë dëgjuar qytetarët për AKE-në ekziston trend në rritje i njohjes, rreth 7 për qind në krahasim me vitin e kalaur është rritur njohuria e qytetarëve për AKE-në. Banorët nga mjediset urbane kanë dëgjuar më shumë për AKE-në, për dallim nga banorët e mjediseve rurale”, deklaroi Llazarov.

Shtoi se mbi 50 për qind e qytetar[ve me arsim të lartë e njohin këtë agjenci me arsim të mesëm, pak mbi 40 për qind, ndërsa me arsim fillor vetëm pak mbi 20 për qind.

Madje edhe kompetenca që janër ealitet i ASHAAM, si kontrolli i programit të mediumeve dhe si kontrolli i reklamimit të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore, qytetarë i përziejnë ato kompetenca dhe konsiderojnë se janë pjesë edhe e AKE-së.

Sa u përket çmimeve të shërbimeve të telefonisë mobile dhe internetit, shfrytëzuesit kanë mendim të ndarë.

Siç tregojnë rezultatet në pikëpamje të çmimeve, rreth 50 për qind janë të kënaqur nga çmimet, rreth 50 për qind nuk janë të kënaqur. Pakënaqësia është më e shprehur tek qytetarët nga mjediset rurale. Madje 54 për qind e qytetarëve që jetojnë në mjedise rurale nuk janë të kënaqur nga cilësia e mediumeve dhe çmimeve të celularëve.

Anketa është zbatuar nga Eurotink – Qendra për strategji evropiane, OJQ Infoqendra, Transparencë Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut prej 16 shkurtit deri më 7 mars të këtij viti me ekzemplar reprezentues prej mbi 1 200 të anketuarve.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori