LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID, thonë se është obligim qytetar të ruhet shëndeti

Qytetarët bëjnë thirrje për vaksinim antiCOVID, thonë se është obligim qytetar të ruhet shëndeti

Qytetarë të Prishtinës që u vaksinuan sot në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”, kanë bërë thirrje të gjithëve që të marrin vaksinat kundër COVID-19.

Ata kanë thënë se procedura është e thjeshtë dhe se nuk kanë pasur pasoja pas vaksinimit.

Disa me dozën e parë e të tjerë për dozën e dytë kishin shkuar në këtë qendër për të kryer siç thonë ata “obligimin qytetar”.


“Mirë shkoj procedura, pesë minuta prita, shumë mirë, nuk kish kallabllak. Mos me pas besu nuk isha ardh me marrë, e mora se u bë tepër, tutu aty me dal, tutu aty. Po shkojnë rinia, tash ma mirë me marr, unë i kisha preferu secili me marr”, tha njëri nga qytetarët e vaksinuar në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori”.

Ndërkaq, për procedurat, një tjetër qytetar i vaksinuar tha se janë të thjeshta.

“Procedura e thjeshtë, caktohet termini, vjen e merr edhe krejt në rregull. Duhet me u vaksinu, është obligim qytetar. Për mbrojtjen e vetes, të familjes e të krejtve”, u shpreh ai.

Të tjerë më të rinj po ashtu bën thirrje që qytetarët sapo të kenë mundësi të vaksinohen nëpër qendrat e tyre të vaksinimit në mënyrë që të ruhet shëndeti i secilit. /Telegrafi/
Astrit Duriqi

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Siguri
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

Kalo në kategori