Qytetarët ankohen për rrugën Nadakoc - Stanoc, kërkohet asfaltimi i saj

Qytetarët që jetojnë në afërsi të magjistrales Vushtrri - Prishtinë janë ankuar për kushtet e këqija që ka kjo rrugë.
Një qytetar ka dërguar video në Telegrafi, ku shfaq gjendjen e këtij aksi rrugor, duke kërkuar që asfaltohet segmenti Nadakoc - Stanoc.
"Magjistralja Vushtrri - Prishtinë, përkatësisht segmenti Nadakoc - Stanoc, që në kushte normale përshkohet për 10 minuta, tash e një javë është rruge 1 orëshe. Kolonë e stërzgjatur, torturuese. Asfalti është prishur, me arsyetimin se shtrohet për 3 ditë, ndërsa ka më tepër se një javë që përballemi me këtë gjendje", thuhet në reagimin e qytetarit. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































