Disa ditë më herët ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka marrë vendim që të shfuqizohet vendimi i cili parasheh rregullimin e çmimit të barnave. E për këtë vendim disa qytetarë thonë se nuk është në rregull, pasi që çmimet janë të larta, por edhe dallojnë prej barnatores në barnatore.
Rrahman Rrahmani, qytetarë nga Prishtina, për KosovaPress, ka thënë se një maskë që kishte kushtuar 0.5 cent e ka blerë 5 euro, ndërsa e njëjta në barnatoren tjetër ka kushtuar 4 euro.
“Po është fakte që po. Unë e kam ble këtë maskë 5 euro gjëja se është me e mirë, tjetra 4 euro. A këto në fakt, as 0.5 nuk ishin. Edhe barnat shumë kanë luajtur në çmim. E kjo është një turp dhe mëkat i madh sepse domethënë qytetarëve po iu gjinden kur është më në hall për t’iu ndihmuar, e këta po i dënojnë”, thotë ai.
Ndërsa Ahmet Krasniqi, përveç dallimit në çmim, ka thënë se në barnatore po i ndryshojnë edhe barnat që i ka shkruar mjeku.
“Po, fortë po. Duhet me e gjetë sa duhet të jetë çmimi se t’i shet dyfish. Edhe nuk t’i jep barnat që t’i ka shkruar mjeku, t’i ndryshon”, thotë ai.
Kurse, Shefqet Elshani thotë se dallimet në mes çmimeve të barnatoreve janë të mëdha.
“Ka dallime shumë të mëdha, duhet të jenë unike në gjithë Kosovën dhe mos me i dëmtuar njerëzit e varfër….Ndryshime shumë të mëdha, janë ndryshime marramendëse në mes barnatoreve”, thotë ai.
E Hasan Syla, i pyetur nga KosovaPress, se a ka dallime në çmime në mes barnatoreve, ka thënë se dallimi është i madh dhe dikush duhet të interesohet për këto çmime.
“Po ka shumë dallime. Duhet të jetë dikush që të interesohet sepse unë po shkoj, sa po kushtojnë barnat, kaq, kur shkoj tjetër kund për të njëjtën barnë, ka tjetër çmim. Nuk është në rregull”, thotë ai.
Ndërkaq, nënkryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Gjon Gegaj, ka thënë se çmimi i barnave në barnatore nuk varet prej farmacistëve por prej furnizuesve të tyre.
“Problemi me barnatore nuk ka qenë problem i barnatores, barnatoret që kanë shkuar me çmime të ulëta, ata kanë rënë edhe nën çmim të furnizimit. Ato çmime kanë qenë pothuajse minimale e mbijetesës së barnatoreve, por problem kryesorë ka qenë nga furnizuesit”, tha ai.
Ai tha se gjatë gjithë kohës së pandemisë, barnatoret kanë qenë të atakuar padrejtësisht edhe nga opinion publik por edhe nga instancat tjera./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pasuria e Besar Durmishit – 18 prona tokë ndërtimore në emër të tij, nuk ka deklaruar shtëpi e as veturë personale

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit