Poezi nga: Leonard Cohen
Përktheu: Fadil Bajraj
Kur isha rreth pesëmbëdhjetë vjeç
Ndiqja një vajzë të bukur
në Partinë Komuniste të Kanadasë.
Ato ishin takime të fshehta
dhe të qortonin
nëse do të vonoheshit një minutë.
Ne studionim Ligjin McCarran
që ishte miratuar nga dallkaukët në Uashington
dhe Ligjin Padlock
të miratuar nga zuzarët e tyre në Kebekun e kolonizuar;
dhe thoshin mutsihane të ndryshme
për familjen time
dhe si i kishim fituar paratë tona.
Ata donin t’i jepnin fund
vendit që doja
(dhe që i kam shërbyer, si skaut detar)
Paj bile edhe njerëzit e mirë
që donin t’i ndryshonin gjërat,
edhe ata i urrenin
dhe i quanin socialfashistë.
Ata kishin plane për kriminelët
si xhaxhallarët dhe hallat e mia
për nënën time të vogël të shkretë
që ishte përvjedhur nga Lituania
me dy mollë të ngrira
me një bandana plot me para monopoli.
Ata nuk më lanë kurrë t’i afrohesha vajzës
ama edhe vajza nuk më la kurrë t’i afrohesha.
Ajo bëhej gjithnjë më e bukur
derisa u martua me një avokat
dhe u bë vetë socialfashiste
dhe ka shumë të ngjarë edhe kriminele.
Por unë i admiroja komunistët
për përkushtimin e tyre kokëfortë
për diçka absolutisht të gabuar.
Kaluan vite përpara se të gjeja
diçka të krahasueshme për veten time:
iu bashkova një grupi të vogël fanatikësh me nofulla çeliku
që e konsideronin veten marinsa të botës shpirtërore.
Është thjesht çështje kohe:
Ne do ta zbarkojmë këtë trap
në Bregun Tjetër.
Ne do ta marrim atë plazh
në Bregun Tjetër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit