Quni: Liderët politikë do të vendosin për zgjerim të koalicionit (Video)

Duke folur lidhur me ftesën që i ka bërë liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt që të ktheht në Kuvend e aty t’i zgjidhin problemet, Quni tha se e ka parë të arsyeshme që të reagojë, opas situates së krijuar.
“Desha ta krijoj një klimë që ka hapësirë për komunikim dhe paraqitjen e të gjitha opsioneve. Rruga që është zgjedh jashtë Kuvendit s'është e mirë", tha Quni.
Ai më tej tha se situata që ka ndodhur gjatë luftës po përsëritet edhe sot.
Quni ka folur edhe për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke thënë se “është mirë që në mesin e LDK-së kemi edhe deputetë që e njohin mirë këtë çështhje dhe që me hulumtimet e tyre kanë mundur ta kuptojnë se me këtë marrëveshje diçka s'është në rregull.
“Edhe kryeministri i ka marrë parasysh vërejtjet dhe ka marrë vendim që punën e komisionit me rivlerësue”, tha Quni.
Quni nuk ka dashur të flasë lidhur me atë nëse do të ketë zgjerim të kolicionit qeverisës dhe nëse Haradinaj do të bëhet kryeministër.
“Këtë çështje do ta lë në siskrecionin e liderëve politikë. Për mua është shumë me rëndësi të vijë një zgjidhje e oërbashkët”, tha Quni. /Telegrafi/




















































