Nisin punimet e Samitit VET, për dy ditë shpalosen mundësitë profesionale për punësim.
Pjesëmarrëse ishte edhe një ndër kompanitë më të njohura në vend, në industrinë e qumështit dhe produkteve të qumëshit, Qumështorja VITA.
Qumështorja Vita bëri demonstirmin e aflatoksinave dhe mikrorganizmave në qumësht, duke sjellur informacione të rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit prezent dhe gjithashtu duke ofruar trajnime personale për të interesuarit.
Demonstrimi i aflatoksinave dhe mikroorganizmave u bë me anë të disa testeve, që bazohen në standarde evropiane dhe aplikohen çdo herë në kompaninë e tyre.
Ndër shumë të pranishëm nuk mungoi as Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Me anë të këtij samiti priten shumë mundësi pune dhe partneritet me biznese të ndryshme që do të rezultojnë me sukses.