Qofte, vakt i shkëlqyer nga furra e shporetit

Ne i pëlqejmë recetat e vjetra! Edhe kur e dimë që përgatiten lehtë, i duam edhe më shumë Përbërësit:▪ 1 kg patate,▪ 500 g mish të grirë,▪ 2 vezë,▪ 150 g proshutë,▪ 250 g djathë të bluar,▪ 50 g gjalpë,▪ 50 ml vaj,▪ qepë▪ rigon,▪ piper,▪ erëza të thata,▪ salcë domatesh.
Përgatitja:
Ziejini patatet. Ndërsa patatet janë duke u gatuar, bëni qofte nga mishi i bluar, qepa e grirë hollë, proshuta dhe erëzat.
Përzieni patatet e ziera me gjalpin dhe bëni pure.
Në fundin e një enë rezistuese ndaj zjarrit vendosim purenë e patateve, sipër vendosim salcën e domates me erëza, më pas qoftet dhe i pjekim për rreth 20 minuta në 200 gradë Celsius.
Vendosni djathin e grirë mbi qofte dhe piqni edhe për pesë deri në 10 minuta të tjerë.
Ju bëfshin mirë, - transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































