LAJMI I FUNDIT:

QKUK nis hetimet për rastin e vdekjes së 16-vjeçares nga Drenasi

QKUK nis hetimet për rastin e vdekjes së 16-vjeçares nga Drenasi
Foto: Arkiv/Ilustrim

Një 16-vjeçare nga Komuna e Drenasit ka ndërruar jetë të premten në QKUK, ku ajo ishte shtrirë tri ditë më parë, pasi sipas familjarëve kishte pasur dhimbje të forta barku dhe temeperaturë të lartë si pasojë e problemeve në Apandesit, apo siç njihet ndryshe “zorra qorre”.

Babai i të ndjerës Anita Ahmeti, ka akuzuar mjekët në Klinikën e Pediatrisë dhe ata të Klinikës së Kirurgjisë për neglizhevencë.

Rrahim Mehmeti, ka thënë të shtunën se vajzën e kishte dërguar në QKUK para tri ditësh dhe, sipas tij për tre ditë me radhë është “shëtitur” nga Kirurgjia e Fëmijëve në Pediatri, pa e ndihmuar askush.


Pas akuzave QKUK ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për rastin e 16-vjeçares nga Fushtica e Drenasit.

“Rasti do të hulumtohet, ShSKUK ka formuar një komision në përbërje të tre klinikave”, thuhet në përgjigjen zyrtare të QKUK-së për Zërin në lidhje me rastin.

Sipas tyre, përkundër përpjekjeve maksimale të mjekëve të Klinikës Emergjente, pacientja nuk ka arritur të mbijetojë, meqë gjendja e saj ka qenë e rënduar.

“Ekipet reanimatore të emergjencës kanë bërë maksimumin. Poashtu, rasti në fjalë ishte konsultuar dhe kontrolluar edhe nga pediatrit dhe kirurgët e fëmijëve, por duke qenë se gjendja ishte e rënduar, më pas ishte transferuar në emergjencë për masa reanimatore siç edhe ju shpjeguam”, kanë thënë nga QKUK-ja.

Sipas QKUK-së, mjekët kanë kërkuar të bëhet obduksioni, siç edhe kërkohet në raste të tilla, por familjarët nuk kanë pranuar të kryhet.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori