LAJMI I FUNDIT:

QKUK furnizohet me medikamentin surfaktant

QKUK furnizohet me medikamentin surfaktant

Sot në Klinikën e Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit surfaktant, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të Aksionit për Nëna për Fëmijë dhe organizatës ndërkombëtare AmeriCares.

Sasia e medikamentit që shpëton jetë e që është dorëzuar është 120 shishe, donacion ky me vlerë 81.345,60 dollarë, sasi kjo e cila do të mbulojë nevojën vjetore.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të surfaktantit – shtresë e lëngshme brenda mushkërive dhe bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes.


Pa sasi të mjaftueshme të surfaktantit vjen deri tek kolapsi i mushkërive dhe kështu foshnjat e lindura para kohës nuk mund të marrin frymë. Andaj, surfaktanti është thelbësor në parandalimin dhe trajtimin e Sindromit të Distresit Respirator dhe redukton shkallën e vdekshmërisë së foshnjave të shkaktuar nga RDS.

Gjatë 10 viteve të fundit, donacionet e Surfaktantit kanë shpëtuar jetën e rreth 2,000 foshnjave të lindura parakohe dhe ato të lindura me peshë të ulët në Kosovë.

“Falë bashkëpunimit të suksesshëm me organizatën ndërkombëtare ‘Americares’, ne po furnizojmë Klinikën e Neonatologjisë me medikamentin jetë-shpëtues për herë të dytë tani për të mbuluar nevojat përgjatë vitit 2019. Jemi të lumtur që bashkëpunimi jonë me ‘Americares’ është i qëndrueshëm dhe vazhdon të plotësojë nevojat e institucioneve shëndetësore”, theksoi Ariana Radoniqi nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.

Ardhja e Surfaktantit në Kosovë është bërë e mundur nga ngjarjet bamirëse të mbajtura në vitin 2018 si “Let’s Dance” në Prishtinë, ngjarja “Meet Us Halfëay” në Nju Jork, SHBA dhe “Darka e Diasporës” në Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori