Nga sot Qendra Klinike Universitare e Kosovës do të ofrojë më shumë shërbime mjekësore dhe më kualitative.
Krejt kjo pasi që sot Ministria e Shëndetësisë i ka dorëzuar këtij institucioni mjekësor pajisje me vlerë 3.5 milionë euro.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili shpreh se këto pajisje mundësojnë që pacientëve t’u ofrohen shërbime të reja dhe kualitative.
Sipas tij këto pajisjet që Ministrisë së Shëndetësisë i kanë kushtuar 3.5 milionë euro do e ndryshojnë gjendjen në QKU.
“Jemi duke parë një mobilizim të shërbimeve me marrjen e pajisjeve të reja të cilat nuk kanë ekzistuar ose iu kanë munguar për një kohë shumë të gjatë SHSKUK-së dhe QKUK-së. Ne kemi parë se sa herë është përball qytetari me shërbim shëndetësor kanë ndodhur dy gjëra: mjekët nuk kanë arritur t’i japin shërbimin kualitativ, dhe e dyta po ashtu në mungesë të shërbimit kualitativ në institucionet publike qytetari është dashur të paguaj vetë për të marr ato. Duke marr pajisje të reja ne po kemi mundësi që t’i ofrojmë qytetarëve çdo ditë e më shumë shërbimet të cilat nuk kanë qenë më herët”, tha Ismaili.
E drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu u shpreh se pajisjet që sot i dhurohen QKUK-së kanë qenë shumë të domosdoshme për funksionalizimin e të gjitha klinikave.
Sipas tij, këto pajisjet që lehtësojnë dhe përmirësojnë shërbimet mjekësore janë përzgjedhur nga vetë stafi mjekësor.
“Me këto pajisje bëhet shumë më e lehtë edhe puna, njëkohësisht edhe pacienti të fitoj shërbime shumë më kualitative shumë më profesionale dhe çka është edhe më e rëndësishme gjithmonë vlen të ceket që kursehet edhe xhepi i pacientit, njëkohësisht edhe buxheti i ministrisë së Shëndetësisë dhe i SHSKUK-së duke u munduar që të gjitha patologjitë me këto pajisje të trajtohen brenda institucioneve publike gjë që është edhe një politikë për të ardhmen, do thotë që maksimalisht të mundohemi që të gjitha sëmundjet, të gjitha nevojat e pacientëve t’i trajtojmë brenda”, tha Sejdiu.
Ndryshe, gjatë dorëzimit të pajisjeve të reja mjekësore për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë e ditur se dorëzimi i tyre është i ndarë në dy faza, dhe kjo është faza e parë e blerjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë