LAJMI I FUNDIT:

​Qeveria për grevën: Janë mbajtur mbi 30 takime, por mungon gatishmëria e sindikatave për të ecur përpara

​Qeveria për grevën: Janë mbajtur mbi 30 takime, por mungon gatishmëria e sindikatave për të ecur përpara

Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës në arsim.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kërkesën për 100 euro shtesë e ka quajtur të paarsyeshme.

Ai ka thënë thënë se janë mbajtur mbi 30 takime me sindikatat, por sipas tij mungon gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara.


“Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, tha Kryeziu.

SBASHK-u vendos për vazhdimin e grevës
Lexo po ashtu SBASHK-u vendos për vazhdimin e grevës

Tutje përmendi edhe takimet me krerët e insitucuineve dhe SBASHK-un.

“Deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën dhjetë herë me kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK. Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit. Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut”, shkroi Kryeziu në Facebook./Telegrafi/