LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shkarkon bordin e Telekomit

Qeveria shkarkon bordin e Telekomit

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar shqyrtimi i propozimit për vendim të shkarkimit të drejtorëve të bordit të ndërmarrjes publike “Telekomi”.

Vendimi u votua unanimisht nga të gjithë anëtarëve të qeverisë së Kosovës.

“Ndërmarrja publike e Telekomit të Kosovës, është në gjendje jashtëzakonisht  të keqe financiare dhe operative, është në prag të falimentimit, duke rrezikuar shërbimet e telekomunikacionit të Kosovës, duke rrezikuar pronën publike, jetesën e familjeve të mijëra të punësuarve si dhe rendin publik që lidhen ngushtë me telekomunikacionin. Qeveria duhet të shkarkoj menjëherë kryetarët e bordit nëse gjen se ata i kanë shkelur detyrat financiare”, tha ministrja Rozeta Hajdari, në fjalën e saj.


Qeveria emëron katër drejtorët e përkohshëm të Bordit të Telekomit të Kosovës
Lexo po ashtu Qeveria emëron katër drejtorët e përkohshëm të Bordit të Telekomit të Kosovës

Kurse, zëvendëskryeministri i qeverisë Kurti, Avdullah Hoti ka kërkuar që të analizohen të gjitha raportet e ndërmarrjeve publike, të cilat sipas tij mund të jenë në gjendje edhe më të keqe se sa Telekomi.

“Mendoj që është propozim i bazuar por ftoj ministren që të analizoj të gjitha raportet e auditorit të ndërmarrjeve publike, sepse gjendja nëpër të gjitha ndërmarrjet publike mund të jetë edhe më e rëndë se këtu”, tha Hoti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori