LAJMI I FUNDIT:

Qeveria realizon kërkesat, menaxhmenti i “Ferronikelit” kërkon dokumente me shkrim

Qeveria realizon kërkesat, menaxhmenti i “Ferronikelit” kërkon dokumente me shkrim

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, i ka thënë “Zërit”, se të enjten në orën 9:30 minuta, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka përmbushur të gjitha kërkesat që ka parashtruar “Ferronikeli”, andaj më nuk ka asnjë pengesë për të rifilluar prodhimi.

Por, menaxhmenti s’po iu beson fjalëve, kërkon dokumente me shkrim nga Qeveria e Kosovës.

Duket se menaxhmentit të “Ferronikelit” nuk i ka bërë fare përshtypje se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kërkesat që ka parashtruar “Ferronikeli”: leja për dislokimin e rrugës dhe të hekurudhës që kalojnë midis minierës së “Gllavicës” në Magurë të Lipjanit, pasi që është vlerësuar se në këtë pjesë nga kalojnë rruga dhe hekurudha ka rezerva të mëdha të xehes së Niklit, si dhe të ulet çmimi i energjisë elektrike, ndërsa komuna e Drenasit ka liruar gjigantin kosovar nga të gjitha taksat komunale.


Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës së Pavarur të punëtorëve të “Ferronikelit”, i ka thënë “Zërit” se të enjten në orën 9:30 minuta, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka përmbushur të gjitha kërkesat që ka parashtruar “Ferronikeli”, andaj më nuk ka asnjë pengesë për të rifilluar prodhimi. /Zëri/Telegrafi/