LAJMI I FUNDIT:

Qeveria pritet të shfuqizoj vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit

Qeveria pritet të shfuqizoj vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhje, ndërsa është paralajmëruar se do të shfuqizoj vendimin për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar.

Në këtë mbledhje, të thirrur në orën 10:00, sipas rendit të ditës është paraparë që të shfuqizohen edhe disa vendime të ish-Qeverisë Haradinaj.

Sipas pikës së parë të rendit të ditës Qeveria Kurti pritet të shfuqizojë po të njëjtin vendim që e kishte marrë Qeveria Haradinaj, në fund të vitit 2017, për rritjen e pagave për vartësit e tij në kabinet, shkruan Telegrafi.


Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave deri në 100 për qind.

Paga e ish-kryeministrit Haradinaj ka qenë 1,443.20 euro, ndërsa me vendimin e marrë kjo pagë është rritur në 2,950 euro.

Krahasuar me pagat e shefave të qeverive në Ballkanin Perëndimor, del se Haradinaj kishte pagën më të lartë në rajon.

Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)
Lexo po ashtu Sa ishin dhe sa do të jenë pagat e kabinetit Haradinaj? (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pagën mujore e ka 1,700 euro. 400 euro pagë më të vogël sesa të Ramës e kishte ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me 1,300 euro.

Kryeministri malazez Dusko Markoviq e ka pagën 1,130 euro, ndërsa Ana Bërnabiq, shefja e Qeverisë serbe paguhet vetëm 1,000 euro në muaj. /Telegrafi/