LAJMI I FUNDIT:

Qeveria “pajtohet” me kritikat e ambasadës së SHBA-së

Qeveria “pajtohet” me kritikat e ambasadës së SHBA-së

Kritikat dhe shqetësimet e shprehura nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë në lidhje me emërimet e individëve të pakualifikuar në pozita të larta dhe personave të dënuar për krime lufte, përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës thonë se i mirëkuptojnë dhe i shohim si këshilla të vlefshme.

Ndonëse komunikata e lëshuar nga ambasada amerikane fliste për një shqetësim tejet serioz, zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, duke i “mirëkuptuar” kritikat, thonë se kriteret profesionale duhet të jenë parakusht për përballimin e detyrave.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk do të dëshironte të fliste për raste specifike, por, siç tha ai, sistemi i emërimeve në Kosovë është i komplikuar.


Në kuadër të reagimeve nga ambasada dhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, kritikohet edhe emërimi i një ish-të dënuari për krime lufte, në postin e ambasadorit të Kosovës.

“Ne i marrim me mirëkuptim dhe si këshilla të vlefshme që kanë të bëjnë me emërimet. Unë jo vetëm si diplomat, por edhe si inxhinier e di që kriteret profesionale janë parakusht që çdo zyrtar duhet t’i ketë për t’i kryer detyrat”, tha zëvendësministri Berisha.

Ai tha se në Kosovë ende duhet kohë për t’i kuptuar mirë dhe drejt praktikat e shteteve të ndryshme evropianë për emërime.

“Mendoj se kjo ka të bëjë me gjithë shoqërinë, pa dashur të relativizojë vendimmarrësit, por kam frikë se niveli shoqëror i përgjithshëm i yni nuk ka arritur në shkallën, si të them, të pajtueshmërisë me praktikat evropiane të cilat ne i kemi marrë dhe i kemi vënë në letër si në formë të ligjeve e rregulloreve të tjera, por po shihet se kemi vështirësi të mëdha për t’i zbatuar”, tha Berisha.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një komunikate për media, thotë se veprime të tilla “minojnë besimin e publikut që Kosova po përpiqet ta ndërtojë, e privojnë vendin nga mundësia për të pasur individë kompetentë, me nam dhe më se të kualifikuar për të kryer punën në Qeveri dhe i çnderon viktimat e krimeve të kaluara të këtyre individëve”.

“Individët e pakualifikuar, të cilët janë dënuar nga drejtësia apo janë duke u ndjekur në mënyrë aktive për krime të rënda, si dhe ata që kanë shfaqur gatishmëri për të vepruar, të sigurt se nuk do të dënohen, dhe kanë keqpërdorur autoritetin e tyre, nuk kanë vend në pozitë zyrtare”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-së.

Radio Evropa e Lirë, ka kërkuar nga ambasada që të shpjegohet më në hollësi për rastet që kanë ngritur shqetësimet, por deri tash, ambasada amerikane nuk ka dhënë ndonjë përgjigje shtesë.

Ndërkohë, Arton Demhasaj, drejtor i organizatës joqeveritare “Çohu”, thotë për Radion Evropa e Lirë se shqetësime e tilla janë bërë në vazhdimësi edhe nga organizatat joqeveritare.

Sipas tij, tashmë dihet se në Kosovë janë tri fenomene të cilat ndodhin shpesh e që janë shumë të dëmshme për vendin.

Demhasaj tha se në Kosovë drejtuesit e institucioneve që vijnë nga partitë politike, kanë emëruar në pozita të ndryshme militantët partiakë, persona joadekuat për pozita të caktuara dhe persona të cilët janë të dënuar për kime lufte apo krime të rënda.

“Kjo dukuri duhet të ndalet dhe të mos vazhdojë. Kjo po ndikon që edhe te institucioni ku këta njerëz po emërohen po keqmenaxhohet e nuk e ka funksionimin e duhur. Është momenti i fundit që Qeveria të mos lejojë këta njerëz në pozita të tilla që janë të rëndësishme. Pra, nuk duhet të lejohen që njerëzit që janë të dënuar për krime të rënda ose që nuk janë profesionistë ose militantë të partive politike, të marrin pozita të rëndësishme”, tha Demhasaj.

Në fillim të muajit mars, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe reaguan lidhur me emërimin nga Kuvendi i Kosovës, të Naser Shalës në pozitën e drejtorit të Sekretariatit të të Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës.

Në muajin shkurt, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett pati kritikuar emërimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi në pozitën e këshilltarit politik në zyrën e kryeministrit, Ramush Haradinaj.

“Kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës”, pati thënë Kosnett.

Mediat lokale kanë raportuar se Sylejman Selimi së fundi është emëruar ambasador i Kosovës në Shqipëri. Mirëpo, një vendim zyrtar në lidhje me këtë emërim ende nuk është bërë publik, shkruan në fund REL.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori