LAJMI I FUNDIT:

Qeveria i ndan pension të posaçëm familjes së Dr. Florit

Qeveria i ndan pension të posaçëm familjes së Dr. Florit

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare, bëhet me dije se pensioni që do t’i jepet familjes së Florjan Kondit kap një vlerë prej 50 mijë lekësh (360 euro) në muaj.

“Efekti financiar, prej 450 mijë lekësh, për vitin 2016 dhe për vitet në vazhdim të përballohet nga buxheti i sigurimeve shoqërore. Ngarkohet Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në pikën 3 dhe 4 të vendimit të publikuar gjatë ditës së sotme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 prill.


Dr. Flori ndërroi jetë më 17 nëntor të vitit 2014, nga overdoza.