LAJMI I FUNDIT:

Qeveria malazeze mund të shkarkohet më 19 gusht, reagon Dritan Abazoviq

Qeveria malazeze mund të shkarkohet më 19 gusht, reagon Dritan Abazoviq

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të Qeverisë tha se Marrëveshja Themelore është nënshkruar pa prezencën e mediave sepse Kish Ortodokse Serbe ka kërkuar që ajo të bëhet në heshtje në rezidencën shtetërore.

Ai theksoi se nuk e dinte që nënshkrimi do të bëhej më 3 gusht, raporton rtcg.

Kryeministri tha se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por e di se disa nga personat që e kanë nisur procedurën nuk do t’i mbijetojnë politikisht.


Më 19 gusht, Dritan Abazoviq mund të shkarkohet nga posti i kryeministrit të Malit të Zi
Lexo po ashtu Më 19 gusht, Dritan Abazoviq mund të shkarkohet nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

Të gjitha opsionet mbeten të hapura pas 19 gushtit, DPS, SD në SDP do të marrin përgjegjësinë për destabilizimin

“Është një rregull universal shumë i thjeshtë, të drejtën që kërkon për vete, ia jep të tjerëve. Nuk do të përjashtoja asnjë opsion. Axhenda ime është përmbushur edhe në datën 19, e pres me shumë qetësi atë datë. Sigurisht që do të duhet të shkojmë në zgjedhje. Me këtë Qeveri, Qeveria e re, pa Qeverinë, por DPS, SD dhe SDP do të duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë për destabilizimin në Mal të Zi. Nëse fillon kriza energjetike, nëse duhet të ribalancojmë, dhe të mos ketë qeveri, çfarëdo kufizimi që të ketë, qytetarët duhet t’i synojnë ato tri parti”, tha ai.

Nisma është dorëzuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Socialdemokrate dhe Liberale, Socialdemokratëve dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore të Shtetit me Kishën Ortodokse Serbe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori