Qeveria me kërkesë për mediat: Të përmbahemi gjatë publikimit të informacioneve të pa verifikuara, të mos krijojmë dhimbje shtesë për opinionin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media bënë thirrje që mediat të përmbahen nga publikimi i spekulimeve dhe dezinformatave, në lidhje me numrin e personave të vdekur nga zjarri tragjik në Koçan.
“Në këto momente të vështira dhe të trishta për të gjithë qytetarët e Maqedonisë dhe në shenjë nderimi për viktimat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre, lusim mediat që të përmbahen nga publikimi i spekulimeve dhe dezinformatave, me qëllim që të mos krijojmë dhimbje dhe stres shtesë për opinionin. Numri i viktimave në zjarrin në Koçan është 59, fatkeqësisht njerëz të rinj që humbën jetën në mënyrë tragjike. Megjithatë, media të caktuara, duke iu referuar burimeve të pa verifikuara, spekulojnë për numrin e të vdekurve dhe kontribuojnë në shqetësimin e opinionit. Në këto momente të pikëllimit, ju lutemi të gjithë të sillemi me përgjegjësi, kjo është tragjedi për gjithë shtetin dhe duhet të ndjejmë bashkë me dhimbjen e të afërmve”.
“Çdo informacion që ka të bëjë me hetimin, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjitha organet e tjera do ta njoftojnë opinionin në mënyrë transparente dhe në kohë, përmes konferencave për shtyp dhe njoftimeve për shtyp. Askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia, pavarësisht se sa i madh është faji i ndonjë personi të përfshirë në këtë rast, ai do të mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin. Përsërisim se asgjë nuk do të mbahet e fshehtë dhe jemi në dispozicion për pyetje shtesë që janë në interes të opinionit”, thonë nga Qeveria.
Po ashtu, prej atje theksojnë se Qeveria miratoi vendim për mbulimin e plotë të shpenzimeve për akomodimin dhe transportin e familjeve të të lënduarve që po trajtohen jashtë shtetit.
“Për komunikim më të shpejtë dhe më efikas, është hapur edhe linjë telefonike, ndërsa numri është 070270370. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë në këto momente të vështira dhe të dhimbshme. Po ashtu, informojmë se Qeveria dhe Ministria e Punëve dhe Tregtisë së Jashtme janë në komunikim të vazhdueshëm me familjet e të lënduarve që aktualisht po trajtohen në shtete të tjera, si dhe me ato që po dërgohen në vazhdueshmëri”, thonë nga Qeveria./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Detaje nga aksioni i policisë në Mitrovicë, shoqërohen 16 persona - 13 prej tyre dërgohen në mbajtje

“Është simbol i lirisë sonë”, presidentja Osmani me fjalim emocionues në ndarjen e çmimit “Paqebërësi i Shekullit” për presidentin Bill Clinton

Dalin pamje të reja para diskotekës "Pulse" në Koçan në natën tragjike

Ministria serbe anulon vendimin për subvencionimin e fermerëve të Luginës nga Qeveria e Kosovës

Detaje nga hekurudha Shkodër – Gjakovë, pritet të ketë shtatë stacione dhe gjatësi prej mbi 100 kilometër

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin