LAJMI I FUNDIT:

Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin – thotë Erdogan

Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin – thotë Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të “mbajë premtimet” e tij ndaj popullit të Gazës.

“Qeveria izraelite nuk duhet të lejohet të shkelë armëpushimin”, tha Erdogan në një konferencë shtypi të enjten në kryeqytetin Ankara, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bota “duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj ligjore dhe morale ndaj palestinezëve në Gaza”, tha më tej Erdogan.


“Pavarësisht se humbi më shumë se 50,000 dëshmorë, kryesisht gra dhe fëmijë, Gaza nuk u dorëzua, nuk mund të nënshtrohej dhe banorët e Gazës nuk u përkulën para shtypësve”, theksoi Erdogan.

Erdogan thekson nevojën që komuniteti ndërkombëtar të intensifikojë përpjekjet për të mbështetur armëpushimin dhe për të adresuar shkatërrimin në Gaza, duke e përshkruar këtë si një përgjegjësi për njerëzimin.

“Si një aleancë e njerëzimit, ne duhet të punojmë më shumë, veçanërisht nga ky moment, për të siguruar respektimin e armëpushimit dhe për të shëruar plagët në Gaza”, vuri në dukje Erdogan.

“Turqia beson se bisedimet e paqes për një shtet të pavarur dhe sovran palestinez me Jerusalemin Lindor si kryeqytet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Erdogan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Kina raporton se ka zbuluar një coronavirus të ri

Azia
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori