Qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë se Rregullorja e Bankës Qendrore(BQK), ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë s’do të ndryshohet. Sipas tyre, pajtimi me propozimin e Bashkimit Evropian ka të bëjë vetëm me lehtësimin e zbatimit të saj, në mënyrë që qytetarët serbë në Kosovë të mos dëmtohen.
Në anën tjetër, partitë opozitare, kritikojnë ekzekutivin që çështjen e dinarit e ka bërë temë në dialog, por theksojnë se çfarëdo veprimi tutje për zbatimin e saj duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, thotë për KosovaPress se janë të angazhuar që në bashkëpunim me partnerët të gjejnë mënyrat më të mira që lehtësojnë tranzicionin për zbatimin e Rregullores, por pa e prekur të njëjtën.
Sipas tij, diskutimet në Bruksel janë në funksion të lehtësimit të zbatimit të Rregullores së BQK-së, e jo të ndryshimit të saj.
“Rregullorja për operimin e cesh-it në Kosovë është nxjerr nga Banka Qendrore, që është institucion i pavarur. Ne nuk mundemi të editojmë dhe ndryshojmë nene të rregullores së BQK-së. Është kompetencë e tyre dhe sigurisht për përgjegjësinë që dalin për institucionet të tjera zbatuese nga rregullorja, ku edhe qeveria ka rol zbatues në atë pjesë. Qeveria po bën gjithçka që zbatimi i saj në praktik nga organet zbatuese të jetë sa më i lehtë dhe pa pasoja për komunitetin që afektohen nga kjo rregullore.
Komuniteti serb afektohet në kuptimin që praktika e përdorimit të një valute tjetër, e cila ka operuar ilegalisht është e pamundur tashmë. Në Republikën e Kosovës valuta e vetme është euro dhe të gjitha mjetet do të bëhen me këtë valutë..Çfarëdo diskutimi në Bruksel është në funksion të lehtësimit por jo të ndryshimit të rregullores. Rregullorja nuk mund të ndryshohet.. Qeveria është e angazhuar që në bashkëpunim me partnerët që të gjejë mënyrat më të mira që e lehtësojnë këtë tranzicion pa e prekur fare rregulloren, pasi ajo nuk është kompetencë e qeverisë”, thotë ai.
Mirëpo, deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, thotë për KosovaPress se çdo veprim që është në interes të Kosovës duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtar.
“Çdo veprim që është në interes të Kosovës duhet të bëhet në koordinim me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk është dashur të interferojmë në vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës, pasi është një institucion kushtetues dhe i pavarur…Kurti ia hupi që 1 vit me dinarin, 1 vit me tabela dhe nuk e di se ku ia ka qitë terezinë kështu. Mendoj se është një kryeministër pa vizion dhe i dështuar”, deklaron Beqa.
Kritike është edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila thotë për KosovaPress se qeveria e bëri dinarin temë në dialog, pa pasur fare nevojë.
Sipas saj, pas takimit të fundit në Bruksel, zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociatori për dialog, Besnik Bislimi është tërhequr nga vendimi për dinarin.
“Ne si LDK kemi thënë se rregullorja ka qenë vendim i duhur dhe kemi përkrah. Por ka mundur me u shty i njëjti dhe me u bashkërendu me aleatët ndërkombëtar, pasi falë tyre dhe aleancës që kemi jemi sot shtet i pavarur dhe sovran…Nëse (Bislimi) ai tha se e kemi pranuar propozimin e BE-së dhe Serbia po kërkon kohë, po i bie se është tërhequr…Kjo qeveri e bëri dinarin temë të dialogut dhe kjo është shqetësuese për vendin”, thotë Krasniqi.
Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, megjithëse thotë se vendimi për dinarin është i duhuri, ngre shqetësime se Qeveria e Kosovës do të tërhiqet nga i njëjti.
“Të gjitha veprimet populiste që i ka bërë kjo qeveri nuk i kanë zgjatur. Kanë thënë se s’do të dialogojnë fare për dinarin dhe tash po e shohim se po shkon zëvendëskryeministri në Bruksel. Ani pse fillimisht ka dërgu zyrtarë nga BQK-ja për të diskutuar për dinari. Në veprime të tilla veç po e dëmtojmë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ne konsiderojmë se është veprim ligjor dhe e drejtë e Kosovës që të këtë valutën e saj dhe përfundimisht të vendoset se valuta është euro, mirëpo nuk është dashur të bëhet temë”, thekon Kadrijaj.
Takimi i fundit në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve u mbajt me 4 prill. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kanë pranuar propozimin e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, mirëpo pala serbe s’ka qenë e gatshme për kompromis. Takimi i katërt Bislimi-Petkoviq për çështjen e dinarit pritet të zhvillohet pas dy jave në Bruksel./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/763215_poster-e1738858641459-780x439.jpg)
Si teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
![Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-bojkoton-780x439-1.jpg)
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
![Dashuria fillon në Central Park!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikull-1-780x439.png)
Dashuria fillon në Central Park!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi