Më 1 tetor 2018, Qazim Rrahmani ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.Për këtë vepër penale e cila hyn në kuadër të veprave penale të korrupsionit zyrtar, Rrahmani ishte dënuar me gjashtë muaj burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Mirëpo, me pëlqimin të tij, ky dënim me burg i ishte zëvendësuar pastaj në dënim me gjobë në lartësi prej 3,000 euro. Po ashtu, Rrahmani ishte obliguar që t’ia kthejë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) edhe shumën prej 4,858.89 euro.
Ndaj aktgjykimit të Themelores, Rrahmani nuk ishte ankuar fare në Gjykatën e Apelit. Një gjë të tillë, e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi”, zyrtari për informim në Gjykatën e Apelit, Arbër Jashari.“Nuk kemi pranuar ndonjë ankesë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Jasharit në pyetjen e drejtuar nga “Betimi për Drejtësi”, lidhur me atë se a kishte pranuar Apeli ankesë nga Rrahmani. Kësisoj, pas shpalljes së aktgjykimit nga shkalla e parë dhe mos apelimit të këtij vendimi në Apel, dënimi ndaj Rrahmanit kishte marr edhe formën e prerë.
E fakti se Rrahmani ishte dënuar për korrupsion, pikërisht për kohën sa kishte qenë zëvendësministër në MPMS, duket se nuk i ka penguar kryeministrit Avdullah Hoti që të njëjtin ta emëroj sërish si zëvendësministër.Kësaj radhe, Rrahmani është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).
Një pozitë të tillë, sipas biografisë së tij të publikuar edhe në faqen zyrtare të MKRS-së, Rrahmani del se e ka ushtruar edhe gjatë viteve 2016-2017.Edhe në faqen zyrtare të MKRS-së, Rrahmani tashmë figuron si njëri nga zëvendësministrat e kësaj ministrie, e ku ministre nga radhët e LDK-së, është caktuar Vlora Dumoshi. Në Qeverinë e kaluar të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Rrahmani, që vjen nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), kishte qenë zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
Emërimi i tij si zëvendësministër nga Qeveria Hoti, vjen edhe pse në programin qeverisës së kësaj të fundit, luftimi i dukurive negative si krimi dhe korrupsioni paraqiten si objektiva kryesor. Në programin e Qeverisë, pas dy objektivave themelore siç e kanë quajtur betejën për mposhtur pandeminë e Covid-19 dhe rimëkëmbjen e ekonomisë, Qeveria Hoti e ka listuar si prioritet, forcimin e shtetit, avancimin e demokracisë, luftimin e dukurive negative, veçmas krimit dhe korrupsionit.Për me tepër, në një konferencë për media që ishte organizuar pasi që kryeministri Hoti kishte marrë nominimin për kryeministër nga partia e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kryetari i kësaj të fundit, Isa Mustafa kishte theksuar se në Qeverinë e drejtuar nga LDK nuk do të ketë persona që kanë pasur dhe që kanë probleme me ligjin.
“Do t’i përmbahemi parimeve që i kemi deklaru se duhet të kemi figura të pastërta, të cilët nuk kanë pasur problem në të kaluarën, s’kanë problem edhe tani, të cilët do të jenë në qeveri edhe në pozita tjera qeveritare edhe të cilët do të jenë të përkushtuar që në mënyrën më të mirë t’i shërbejnë vendit”, kishte thënë Mustafa.“Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar komente edhe nga Zyra e Kryeministrit, lidhur me atë se si e shohin ata emërimin e një të dënuari për korrupsion në pozitën e zëvendësministrit dhe nëse kanë qenë në dijeni se ndaj Rrahmanit ka një aktgjykim të formës së prerë, mirëpo, deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pranuar përgjigje.
Ndryshe, në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Qazim Rrahmani, akuzohet se gjatë kohës në të cilën ka ushtruar pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke e shfrytëzuar këtë pozitë ka tejkaluar kompetencat e tij ligjore në mënyrë që t’i sjellë vetës përfitim pasuror.Prokuroria pretendonte se Rrahmani, gjatë periudhës qershor 2015 e deri në janar 2016, nga kartela bankare zyrtare, e destinuar për udhëtime jashtë vendit, ka nxjerrë shumën prej 12.363.40 euro, pa pasur aprovim për udhëtime zyrtare.Gjithnjë sipas aktakuzës, nga shuma e përgjithshme e cila ishte tërhequr, MPMS-së, Rrahmani ia ka kthyer 7.504.51 euro, ndërsa dëmi i mbetur ndaj MPMS-së arrinte vlerën prej 4,858.89 euro.Ndryshe, në pozitë edhe më të lartë se sa Qazim Rrahmani, e të dënuar për korrupsion, Qeveria Hoti e ka emëruar edhe Meliza Haradinaj-Stublla.
Kjo e fundit, është emëruar Ministre për Punë të Jashtme dhe e Diasporës.Gjykata Themelore në Prishtinë, më 4 tetor 2019 Meliza Haradinaj-Stublla e kishte shpallur fajtore në lidhje me akuzuat lidhur me veprën penale “mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”, nga neni 437 paragrafi 2 të KPRK-së.
Ajo nga Gjykata Themelore në Prishtinë ishte dënuar me tetë muaj burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse ajo nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti dhe me 1000 euro gjobë. Kjo lëndë aktualisht gjendet në Gjykatën e Apelit pas ankesës së mbrojtjes së Haradinaj-Stublla.Me aktakuzë aktive, për veprën penale “vetëgjyqësi”, në Qeverinë Hoti është emëruar edhe Vesel Krasniqi. Krasniqi liruar nga aktakuza më 2 mars 2020, mirëpo ky vendim sipas përgjigjes së zëdhënësit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muçaj, të datës 21 maj 2020, akoma nuk e ka fituar formën e prerë./BetimipërDrejtësi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rohde-380x233.jpg)
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
![Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/rroga-denari-MK-380x233.png)
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
![Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Aivo-Orav-BE-e1739304246862-380x233.jpg)
Shefi i Zyrës së BE: Qeveria e re duhet të përmbushë pritshmëritë e popullit për BE-në
![Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/perplasja-qnr-e1739302975804-780x439.jpg)
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
![LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Zgjedhjet-2-780x439-1.jpg)
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bilall-sherifi-850x527-780x439-1-e1739300072923-780x439.png)
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
![Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-30-780x439.jpg)
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht