LAJMI I FUNDIT:

Qeveria holandeze i kërkon falje veteranëve të këtij vendi që ishin me mision në Srebrenicë

Qeveria holandeze i kërkon falje veteranëve të këtij vendi që ishin me mision në Srebrenicë

Qeveria holandeze i ka kërkuar falje qindra ish-ushtarëve që u dërguan për ta mbrojtur Srebrenicën gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha se trupat nuk ishin të pajisur për të parandaluar masakrën, dhe iu kërkua të performojnë në një “mision të pamundur”, transmeton Telegrafi.

Në korrik të vitit 1995, afro 8 mijë burra myslimanë në Bosnjë u masakruan, pasi forcat holandeze u anashkaluan nga forcat serbe në Bosnje.


Më parë, qeveritë holandeze kanë këmbëngulur se faji është i OKB-së, për dështimin në ofrimin e mbështetjes ajrore.

Por duke folur para veteranëve në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të Holandës, Rutte pranoi se trupat paqeruajtëse holandeze kanë pasur vështirësi për shkak të “mandatit, pajisjeve dhe mbështetjes ushtarake gjatë mandatit të tyre, që sipas tij ishte e pamjaftueshme që të realizohet një mision i pamundur”.

“Sot, i kërkoj falje në emër të qeverisë holandeze të gjithë burrave dhe grave të njësisë Dutchbat III. Për të gjithë ju këtu, për ata që sot nuk janë me ne”, shtoi Rutte para veteranëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Paralajmëron Macron: Franca po konsideron shtrirjen e arsenalit të saj bërthamor për mbrojtjen e aleatëve

Botë
Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Pak momente pasi u ngrit në ajër, shpërthen motori i aeroplanit – pilotja bën ulje emergjente në Bukuresht

Rumania
Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Nga operatorët e sistemeve raketore Patriot deri te pilotët e aeroplanëve F-16, ukrainasit falënderojnë popullin amerikan për ndihmën e ofruar

Evropa
Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Kanadezët bojkotojnë produktet amerikane, shitësit heqin nga raftet e dyqaneve gjithçka të SHBA-së

Amerika
Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Lufta e Rusisë në Ukrainë nxit një stuhi diplomatike

Botë
Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Zëvendëspresidentin dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve i “tradhton” mikrofoni, dëgjohen duke folur keq për Bidenin

Amerika
Kalo në kategori