Me ardhjen e Qeverisë Haradinaj në pushtet, Kosovës do t’i shtohet edhe ministria e 22-të. Ministria e Zhvillimit Rajonal, do të jetë ministria e re, e që synim i saj do të jetë zhvillimi plotësues i regjioneve më pak të zhvilluara në Republikën e Kosovës.
Së paku kështu thuhet në Programin e Qeverisë për vitet 2017-2022, që ka siguruar Gazeta Fjala. Krijimi i kësaj ministrie ishte përmendur edhe gjatë prezantimit të kabinetit nga Ramush Haradinaj.
Në këtë program thuhet se kjo ministri do t’i ketë këto departamente: Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal dhe Departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, të cilat më pastaj do të ndahen tre e më shumë sektorë.
“Në Departamentin për integrim të zhvillimit rajonal, janë të paraqitura propozimet si në vijim që të ndahen në: Sektori për zhvillim rajonal, Sektori për bashkëpunim ndërkufitar dhe Sektori i për koordinim dhe bashkëpunim ndërsektorial për përdorimin e mjeteve te BE dhe burimeve të tjera ndërkombëtare”, thuhet në planin qeverisës.
Edhe për departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, janë paraqitur propozimet për ndarjen e sektorëve.
Për departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale janë të paraqitura propozimet si në vijim: Sektori për zhvillim dhe mbikqyrje të projekteve, Sektori për bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale dhe Sektori për zhvillim të zonave kodrinore-malore”.
Përmes kësaj Ministrie dhe departamenteve synohen të krijohen kushtet dhe të kryhen aktivitetet për planifikim dhe implementim të programeve të destinuara për zhvillimin e njësive të vetëqeverisjes lokale në regjionet më pak të zhvilluara si dhe arritja e zhvillimit ndërkufitar dhe ndër-rajonal.
“Ministria e zhvillimit rajonal do të punojë për të zvogëluar mungesën e baraspeshës në zhvillimin e rajoneve të veçanta dhe do të ndihmojë në krijimin e parakushteve për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social, përmes programit dhe masave për ngritjen ose modernizimin e infrastrukturës komunale dhe sociale, bazuar në partneritet dhe solidaritet”, thuhet më tej në planin qeverisës që ka siguruar gazeta. /GazetaFjala/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi