Vërshimet e fundit nga reshjet e shiut që ndodhën në shumicën e rajoneve në Kosovë, kanë shkaktuar dëme materiale në ekonomitë familjare por edhe në tokat bujqësore. Mirëpo, ende nuk ka ndonjë raport zyrtarë për dëmet në bujqësi, edhe pse sipas zyrtarëve të Ministrisë së Bujqësisë, komunat kanë dalë në terren dhe ato janë të obliguara që t’i dërgojnë raportet zyrtare.
Megjithatë, për sa i përket kompensimit për dëmet në bujqësi, këshilltari për medie i ministrit të Bujqësisë, Shkëlzen Dragaj tha për KosovaPress se janë në finalizim të masës për kompensimin e dëmeve, por sipas tij, aktualisht nuk është e nënshkruar masa për kompensimin e dëmeve, e cila do të parasheh në të ardhmen një fond prej 500 mijë euro.
Mësohet se kjo ministri i pati dërguar Ministrisë së Financave një raport vlerësues për kompensimin e dëmeve në bujqësi që kishin ndodhur në fillim të këtij viti, në janar dhe shkurt, mirëpo MF nuk i është përgjigjur Ministrisë së Bujqësisë për kompensim.
“Nuk kemi ende asgjë nga komunat për një raport qoftë preliminar apo final. Nuk kemi marrë ende asgjë prej tyre. Natyrisht që nuk bëhet fjalë vetëm për dëme në bujqësi, por edhe në ekonomitë e tjera familjare, por edhe prona private. Por ne natyrisht presim vetëm në bujqësi”, tha këshilltari Dragaj.
Ai ka shtuar se në momentin që do ta kenë raportin, do të fillojnë edhe me inspektimet e tyre në terren nga zyrtarët e kësaj ministrie. Dragaj tha se si raport final do t’i dërgohet edhe Qeverisë si informatë për kompensimin ose jo të dëmeve. Ai tha se janë në finalizim të masës për kompensimin e dëmeve, por që nuk është e nënshkruar masa për kompensimin e dëmeve, e cila do të parasheh me fondin prej 500 mijë euro.
“Ne kemi thënë se jemi në finalizim të masës për kompensimin e dëmeve. Pra, aktualisht nuk është e nënshkruar masa për kompensimin e dëmeve, e cila do të parasheh në të ardhmen një fond prej 500 mijë euro. Por kjo masë do të ketë procedurat kriteret e veta për kompensimin e që duhet të bëhet në rastin kur do të ketë dëme nga fatkeqësitë natyrore”, tha Dragaj.
Ai theksoi se ky fond prej 500 mijë eurosh nuk i plotëson nevojat e kompensimit të dëmeve, por është fond që krijohet për herë të parë në Kosovë.
Ndërsa, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi tha për KosovaPress se ende nuk kanë kërkesa për kompensimin e dëmeve nga vërshimet e fundit. Ai tha se pas trajtimit do të intervenohet nga fondi rezervë. “Kërkesa ka ardhur nga Ministria e Bujqësisë në emër të 11 komunave. Është duke u trajtuar nga Ministria e Financave. Kërkesa është për vërshimet që kanë ndodhur në janar 2015, ndërkohë ende nuk kemi kërkesa për vërshimet e fundit. Pas trajtimit do të intervenojmë edhe pse është kontaktuar”, thotë Abrashi.
Deputeti dhe anëtari i Komisionit parlamentar të Bujqësisë, Murat Hoxha tha se duhet të bëhet një raport vlerësues për ta parë gjendjen se si është, sepse ka mjaft dëme që janë bërë këto ditë prej vërshimeve. Megjithatë, ai mendon se duhet bërë një preventivë dhe të identifikohen zonat e rrezikuara.
Faktikisht sipas Hoxhës, nëse bëhet një projekt i fizibilitetit të pjesëve ku mund të rrezikohen ato zona, dhe nëse këto mjete ndahen për preventivë, atëherë nuk do të ketë pasoja. Ai tha se dëmet e shkaktuara në bujqësi duhet të kompensohen.
“Natyrisht që duhet me u kompensuar, sot ne nuk kemi sigurime dhe nuk aplikohet sigurimi i pronave. Shteti duhet me i kompensuar këto dëme… nuk mjafton kurrë as një gjysmë milioni, as një milion sepse dëmet janë të mëdha. Megjithatë mirë është që me i motivuar qytetarët dhe pronarët e tokave në mënyrë që ata me pas një motiv që së paku me rikthyer atë sipërfaqe të përpunueshme”, tha Hoxha.
Ndryshe, sot Komuna e Rahovecit ka dërguar një njoftim mediave, ku thuhet se vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e datës 07 mars të këtij viti, në gjithë territorin e Komunën e Rahovecit në sektorin e bujqësisë kapin shifrën e 102.450 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët