LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

Sllovenia ka ndjekur hapat e treshes evropiane ndërsa qeveria e saj miratoi një mocion të enjten për të njohur një shtet të pavarur palestinez.

Mocioni iu dërgua për miratim parlamentit të vendit.

Kryeministri Robert Golob tha se qeveria e tij e dërgoi propozimin e njohjes në parlament, i cili mund të mblidhet që në fillim të javës së ardhshme, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Miratimi parlamentar është i nevojshëm që masa të hyjë në fuqi.

Koalicioni liberal qeverisës i Golob ka një shumicë komode në asamblenë prej 90 anëtarësh dhe votimi vlerësohet se duhet të jetë një formalitet.

Vendimi i qeverisë sllovene vjen vetëm dy ditë pasi Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohën shtetin palestinez, një veprim që Izraeli e dënoi.

Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin palestinez
Lexo po ashtu Spanja, Norvegjia dhe Irlanda njohin zyrtarisht shtetin palestinez

Me lëvizjen e saj, Sllovenia do të bëhet anëtari i 10-të i Bashkimit Evropian 27-vendesh që njeh zyrtarisht shtetin palestinez.

Norvegjia nuk është anëtare e BE-së, por politika e saj e jashtme zakonisht është në linjë me bllokun.

Sllovenia fillimisht filloi procesin e njohjes në fillim të majit, por tha se do të priste derisa të përmirësohej situata në luftën e Izraelit në Gaza.

Golob tha këtë javë se ai po përshpejtonte procesin si reagim ndaj sulmeve të fundit të Izraelit në Rafah, të cilat kanë bërë që më shumë se 1 milion palestinezë të largohen nga aty.

Më shumë se 140 vende njohin një shtet palestinez – më shumë se dy të tretat e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori