LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë shpalli tender për sigurimin e objekteve shtetërore

Qeveria e Maqedonisë shpalli tender për sigurimin e objekteve shtetërore

Përmes tenderit Qeveria kërkon sigurim fizik të objekteve të administratës shtetërore, gjegjësisht sigurimi i objektit të MTV, zyrën për ekspertizë, zyrën për metrologji dhe klubit të organeve të administratës shtetërore.

Sipas tenderit të publikuar në faqen e furnizimeve publike shuma është në vlerë prej 2.6 milionë eurove, pa TVSH.

Kriteri për fitimin e tenderit është çmimi më i ulët, kurse periudha që ka të bëjë me furnizimin është 3 vjeçare, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Marrëveshja parasheh 24/7 sigurim të brendshëm dhe të jashtëm, kontrollim dhe evidentim të klientëve dhe të punësuarve para hyrje-daljes, kontrollimin e sigurisë në hapësirën e punës nga rreziqet nga zjarri.

Ata që do të aplikojnë duhet të kenë 180 milionë denarë të hyra totale./Telegrafi/